Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën lejla në daljen e fundit publike

Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën lejla në daljen e fundit publike

Kate Middleton

Plot simbolikë ishte paraqitja e dytë e Kate Middleton, pas diagnostikimit me kancer.

Kate mori pjesë në turneun e tenisit Wimbledon më 14 korrik, e shoqëruar nga vajza dhe motra e saj, dhe për këtë rast, kishte zgjedhur një fustan të bërë me porosi nga marka luksoze me bazë në Londër, Safiyaa.

Nuanca lejla ishte një shenjë e ngjyrave zyrtare të Klubit të Tenisit dhe Kroketit në Lawn All England, ku ajo është mbrojtëse. Po ashtu kjo ngjyrë lidhet me gjakun blu, dhe shpesh zgjidhej edhe nga e ndjera mbretëresha Elizabeth, e cila i adhuronte ngjyrat e ndezura.

“Kate ka një histori përsa i përket zgjedhjes së ngjyrës së fustanit në Wimbledon. Veshja lejla është ngjyra e guximit dhe po ashtu mund të jetë një referencë indirekte për luftën kundër sëmundjes.

Mendoj se ajo dukej kaq bukur dhe ishte e mrekullueshme ta shihje atë aq të relaksuar. Është me të vërtetë një fener shprese për shumëkënd”, tha Bethan Holt, drejtoreshë e modës në The Telegraph.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion