Pse kirurgët kanë veshje blu ose të gjelbër në sallën e operacionit?

Pse kirurgët kanë veshje blu ose të gjelbër në sallën e operacionit?

Foto ilustruese

E keni menduar ndonjëherë se përse kirurgët vishen me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operacionit, por asnjëherë nuk veshin mantel të bardhë?

Arsyeja  është se ngjyra e bardhë mund t’i verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre.

I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë.

Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërta të së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale dhe gjatë një operacioni kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.

Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e veshjeve të tyre jo vetëm që e përmirëson shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bill: 14/01/2020 09:32

    E treta e vërteta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan