Pse koronavirusi gjeti kaq shumë terren në Itali? Sipas studiuesve shkaku janë të rinjtë

Pse koronavirusi gjeti kaq shumë terren në Itali? Sipas studiuesve shkaku janë të rinjtë

Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi dhe me numrin më të lartë të viktimave pas Kinës. Pse koronavirusi u tregua më agresiv me Italinë se vendet e tjera?

Sipas një studimi të Universiteti të Oksfordit përhapja e koronavirusit në Itali u përshpejtua e para se vendi ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë, ku 22 % e njerëzve janë mbi 65 vjeç, një nga grupmoshat më të rrezikuara nga ky virus. Gjithashtu të rinjtë, të cilët kalojnë shumë kohë me gjyshërit e tyre duke u bërë mbartës dhe më pas transportues të koronavirusit te familjarët e tyre.

Shkencëtarët e Oksfordit besojnë se  gjenerata të shumta që jetojnë nën të njëjtat çati 'përshpejtuan' përhapjen e virusit në Italinë rurale.

Më shumë se 31,000 njerëz janë diagnostikuar me virusin në vendin e goditur nga kriza dhe të paktën 2.503 njerëz kanë vdekur.

Është e mundur se lëvizja e të rinjve shkaktuan katastrofën. Në zonat rurale të rinjtë jetojnë me gjyshërit dhe familjarët dhe lëvizjet e tyre drejt Milanos apo qyteteve të mëdha janë të shpeshta.

Ata mund të kenë qenë kapur virusin gjatë udhëtimit dhe e kanë sjellë atë në shtëpi pa e kuptuar se ishin të sëmurë, thanë studiuesit e Oksfordit.

Vatra e Italisë nga koronavisuri ka qenë e përqendruar në Milano dhe në zonat më rurale që e rrethojnë atë në provincat Lombardi dhe Veneto.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?