KRIMEA-Zona e krimesë është një qendër pro-ruse, e cila është e banuar nga 2.3 milion banorë, shumica e të cilëve janë Rusë etnikë ose rusisht folës. Krimea ka votuar gjerësisht për Viktor Yanukovych në vitin 2010,vit i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Rusia ka qenë forca diominante në këtë zonë për 200 vitet e fundit qëkurse Krimea u aneksua në 1783.
Gjithsesi më 1954 territori iu kthye zyrtarisht Ukrainës në kohën e Bashkimit sovjetik.Krimea gjithsesi mbetet legalisht një zonë e Ukrainës edhe pse është një republikë autonome që zgjedh vetë parlamentin e saj. Përpos kësaj, funksionet presidenciale të krimesë u zhdukën në vitin 1995 pak kohë pasi një separatist pro rus krimean fitoi postin me një mazhoritet të madh.
Tani krimea ka një përfaqësi presidenciale, një kryeministër por që të dyja janë të vëna nga Kievi.
Rusia mban një bazë të madhe detare në qytetin e Sevastopolit aty ku flota e Detit të Zi është ankoruar. Kështu që disa ukrainas janë nervozë për faktin se ushtria detare e Rusisë është kaq afër.
Ka një marrëveshje e cila deklaron se personeli rus nuk duhet të marrë me vete mjete luftarake jashtë zonës së caktuar të bazës pa lejen e Ukrainës.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com