Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Sali Berisha

Zhurmë e madhe në kampin opozitarist. Dalje të rrufeshme dhe deklarata mediatike, që në pikë të mëngjesit, pa asnjë etikë dhe përmbajtje emocionale. “Po prishin Prestige Resort”, po prishin biznesin e një media opozitare, po prishin hotelin e një demokrati, do të përgjigjen maskarenjtë e regjimit” etj…etj.Këto ishin reagimet e para dhe të vazhdueshme të atyre që ndoshta deri para 1 viti e akuzonin pronarin e atij resorti për “lidhje me qeverinë”, apo dhe të atyre që dikur i thonin se “ajo media është e shitur”. Madje Sali Berisha dërgoi në Durrës një taborrë me deputetë dhe militantë për të bërë avokaturën e shkelësit të ligjit. Si ka mundësi, që gjithmonë kur shkelet ligji, kur shkelen rregullat dhe kriteret e vendosura nga shteti, pronarët dhe poseduesit e tyre dalin “demokratë, opozitarë, të sulmuarit e regjimit”. Dhe kjo nuk është hera e parë.

Edhe 4 ditë më parë, pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit Gledis Nano, ishte Sali Berisha që paksa nuk deklaroi se, “ai ishte demokrat ndaj e shkarkuan”. Në këtë vend, u instalua si kulturë shkatërruese, bërja e avokatit ndaj kujdo që shkel ligjin.Shteti ka ligje, ka rregulla, ka struktura që evidentojnë dhe ndjekin sistematikisht ata që ndërtojnë dhe investojnë, ndaj dhe ka të gjithë të drejtën morale dhe ligjore ti kontrollojë, dhe të ndërhyjë kur zbulon abuzime. Nuk mbeti deputet nga opozita, nuk mbeti media dhe portal “i pavarur demokratikas”, që nuk nisi të shkruajë, sulmojë, dhe akuzojë “regjimin” dhe kryeministrin Rama se “paskësh nisur hakmarrjen e tij ndaj një pronari mediash që po e kritikon dhe zbulon skandalet atij”. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Një pjesëz e politikës apo dhe ligjvënësve të saj, që propogandojnë me forcë se “duhet të funksionojë shteti ligjor”, hidhen në akuza dhe mllefe ndaj strukturave dhe institucioneve që ndëshkojnë shkelësit e ligjit.Paradoksi arrin deri aty, sa që Ferdinand Xhefarraj të deklarojë nga Durrësi se “Rama po shkatërron shtetin”. A thua se “Prestige Resort është shteti”, apo sepse në televizionin e tij muajt e fundit kanë gjetur frëngjinë e duhur, nga ku hedhin baltosjen e tyre ndaj “regjimit”?

Kjo opozitë e ka nisur betejën për të ardhur në pushtet me avokatinë e mureve dhe objekteve pa leje që duhen shëmbur, dhe kjo ka qenë në vite kauza e Sali Berishës. Atje ku prishet një pallat pa leje, një lokal apo banesë pa leje, do të gjendet deputeti i opozitës, atje ku shkarkohet një drejtues i paaftë apo i përgjumur, menjëherë do të dalë lideri “Foltores” për ta mbrojtur, dhe sulmuar “regjimin”. Sali Berisha e ka rikrijuar tashmë llogoren e tij politike të mbushur me servilë dhe ligjvënës të paaftë, duke i përdorur ata, si ushtarë të bindur në misionin e tij të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të funksionojë një opozitë me një lidership të tillë, ku lajmi për prishjen e gardhiqeve apo ndërtimeve pa leje, të kthehet në kauzë qesharake për të sulmuar institucionet dhe kryeministrin.

Nuk mund të fitosh as vota dhe as kredibilitete elektorale, duke përdorur “xhaketat e vjetra” të PD, apo dhe të larguarit e paaftë të PS , të struktur në “sqetullën” e pronarit të “Prestige Resort”. Funksionimi i shtetit ligjor, nis nga beteja me paligjshmërinë, dhe jo nga avokatia për shkelësit e ligjit. Sali Berisha e ka betejë të humbur “aksionin e tij vjeshtuk”, ndaj dhe nuk po ngurron të marrë në mbrojtje çdo shkelës të ligjit, paçka se dikur i quante ndryshe nga sa i quan sot….

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 02/09/2022 15:50

    Bravo ajaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën