Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar

Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar

Turistë në Fontana di Trevi, Romë

Vizitorët janë një ndihmë, nëse menaxhohen me mençuri

Është e lehtë të freskohesh në Barcelonë. Notoni në det, pini një sangria të ftohtë, ose thjesht shëtisni duke u dukur si një turist.

Së fundmi, banorët kanë marrë pjesë në protesta kundër turizmit, ku disa njerëz lagin turistët me pistoleta me ujë. Protesta të tjera që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund turizmit në masë, janë mbajtur nëpër Ishujt Baleare dhe Kanarie.

Dhe nuk janë vetëm spanjollët. Vendasit në Athinë ankohen se lagjet e tyre janë kthyer në pika turistike. Autoritetet në Japoni kanë ngritur një gardh për të prishur pamjen popullore të malit Fuji dhe për të parandaluar grumbullimin e turistëve.

Së shpejti, në një lagje historike në Seul, do të ketë një shtetrrethim në orën 17:00 për vizitorët.

Gjatë pandemisë Covid-19, shumë njerëz parashikuan se turizmi nuk do të rikthehej më. Megjithatë, tani pushuesit janë rikthyer. Sipas OKB-së për Turizmin, këtë vit, udhëtimet pritet të arrijnë në 1.5 miliardë, pak më shumë se në vitin 2019.

Dollari vlen më shumë se në çdo periudhë gjatë dy dekadave të fundit, duke përjashtuar një periudhë katërmujore në vitin 2022.

Kjo do të thotë se amerikanët priren veçanërisht për të udhëtuar. Një dukuri e tillë normalisht duhej të ishte një dhuratë për qytetet dhe shtetet që vizitohen. Turistët sjellin para dhe i përdorin pak shërbimet e financuara nga taksapaguesit.

Në të vërtetë, zyrtarët nëpër bankat qendrore dhe ministritë e financave, i mirëpresin në heshtje flukset e turistëve, edhe pse politikanët nxiten nga votuesit që të mbysin turistët me taksa dhe të kufizojnë numrin e mbërritjeve.

Vendet e njohura në Europë po shënojnë rritje të numrit të vizitorëve.

Udhëtimet në Greqi, tregu me rritjen më të shpejtë në Europën Jugore, u rritën me një të pestën në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e vizitorëve në Portugali parashikohen të jenë 20% më të larta këtë vit se në vitin 2019.

Një rritje edhe më mbresëlënëse vihet re në vendet në zhvillim. Më shumë se gjysma e dhjetë destinacioneve me rritjen më të shpejtë të turizmit, janë tregjet në zhvillim, ku vizitorët mund të blejnë më shumë gjëra me të njëjtën sasi parash dhe industritë turistike po krijohen nga e para.

Për shembull, numri i pushuesve në Shqipëri dhe në Arabi Saudite, u dyfishua në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me pesë vite më parë. Mbërritjet e vizitorëve në Republikën Dominikane dhe në Turqi gjithashtu janë shtuar.

Turizmi përbën 3% të PBB-së globale, 6% të tregtisë ndërkufitare dhe punëson një numër njerëzish të barabartë me banorët e Amerikës. Kjo do të thotë se zgjerimi i turizmit do të ndikojë thellë në aktivitetin ekonomik dhe do të lehtësojë buxhetet e qeverive.

Ekonomitë e Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës u rritën me një normë prej 2% ose më tepër vitin e kaluar, kundrejt një mesatareje prej vetëm 0.4% në të gjithë BE-në.

Duke marrë përkufizimin më të gjerë të mundshëm, 20% e ekonomisë së Shqipërisë tani mbështetet te turizmi, me dy pikë përqindje më shumë se pesë vite më parë. Në Arabinë Saudite, kontributi i turizmit në PBB është rritur me një të tretën vitin e kaluar. Pushimet pra, janë një biznes serioz.

Turizmi, si çdo eksport, sjell të ardhura kombëtare. Ndryshe nga konsumatorët e eksporteve të tjera, turistët udhëtojnë në vendin e origjinës për të konsumuar produkte, dhe jo anasjelltas. Mallrat dhe shërbimet që zakonisht nuk janë të tregtueshme, si një pjatë paella buzë plazhit bëhen të tilla.

Në shumicën e vendeve, konsumatorët e huaj paguajnë taksat e konsumit ndërkohë që përdorin pak shërbime publike. Edhe pse turizmi ka kosto të larta, si kërkesa shtesë për polici gjatë verës, ai sjell edhe përfitime të rritjes ekonomike, si turistët që paguajnë biletat e trenit apo metrosë.

Problemi është se të ardhurat nga taksat më të larta japin përfitime të gjera, ndërsa kostot e turizmit janë të përqendruara. Në Barcelonë, banorët janë të bezdisur nga turmat, rrugët e pista dhe çmimet më të larta, si dhe nga dyqanet që shesin kanabis dhe suvenire klishe.

Gjendja e Majorkës është “e padurueshme”, thotë Joana Maria, e cila organizon protesta lokale kundër turizmit. Popullsia e ishullit mund të rritet nga 1m në 1.4m në periudhat e pikut.

Nëpër rrugë

Edhe disa ekonomistë janë të shqetësuar. Ndërsa turizmi lulëzon, ai tërheq një pjesë më të madhe të kapitalit dhe punës së një ekonomie.

Kritikët e krahasojnë këtë me një lloj “sëmundjeje holandeze”, ku rritja e shpejtë në një sektor eksporti, pengon rritjen e industrive të tjera me vlerë më të lartë të shtuar.

Sipas Giuseppe Di Giacomo në Universitetin e Luganos dhe Benjamin Lerch në Ministrinë zvicerane të Financave, rritja në biznesin e turizmit të Italisë nga viti 2010 në 2019, uli kërkesën për arsim, duke çuar në nivele më të ulëta të regjistrimit dhe përfundimit të arsimit të lartë.

Shërbimi i picave për turistët e uritur, duket si një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para në moshën 20-vjeçare, por në moshën 40-vjeçare, një kamerier i lodhur mund të dojë të kishte studiuar për një diplomë që e braktisi kur ishte i ri.

Sektori i pushimeve mbështetet në punëtorë me paga të ulëta, produktiviteti i të cilëve rritet ngadalë, që do të thotë se turizmi do të ishte një biznes veçanërisht i keq për vendet në zhvillim.

Politikanët duan ta kthejnë bumin e turizmit në dobi të tyre dhe t’i mbajnë vendasit të lumtur. Shumë qytete në të gjithë Europën po i bëjnë turistët të paguajnë më shumë taksa, në mënyrë që të përmirësojnë infrastrukturën. Disa dëshirojnë të tërheqin turistë më të pasur, të tjerë po përpiqen të ulin numrin e të gjithë vizitorëve.

Pasagjerët e kroçiereve janë veçanërisht të padëshiruar, sepse këto anije kanë udhëtarë që thjesht mbushin rrugët, pa pasur mirësjelljen të paguajnë për hotele ose restorante.

Greqia planifikon të kufizojë numrin e vendkalimeve në vitin 2025, pasi mbërritjet e pasagjerëve u rritën me 50% vitin e kaluar. Aty ku qiratë janë të larta, si në Barcelonë dhe Lisbonë, qeveritë po godasin qiratë afatshkurtra.

Në disa vende, taksat turistike janë efektive. Rritja e turizmit në tregjet në zhvillim është pjesërisht rezultat i udhëtarëve që kërkojnë çmime më të ulëta.

Këto vende zakonisht nuk kanë muze të pasura ose shfaqje unike si ato në Broadway, por shpesh i tërheqin vizitorët me oferta që zëvendësohen më lehtë, si plazhet dhe pijet alkoolike.

Festus Fatai Adedoyin dhe bashkautorët në Universitetin Bournemouth, zbuluan se për shembull, në Maldive, çdo rritje me 10% e taksave, ul ardhjet e vizitorëve me 5.4%, por kjo dëmton industrinë e turizmit në vend, që kontribuon me pothuajse një të tretën e PBB-së.

Në të kundërt, në vendet që janë më unike, taksat kanë më pak gjasa t’i dëbojnë turistët. Në Spanjë, jashtë një shtëpie të projektuar nga arkitekti i famshëm katalanas, Antoni Gaudi, qëndron një turmë vizitorësh, mes të cilëve edhe një kanadeze e quajtur Nina Tavolder, e cila thotë se nuk u shkurajua nga tarifa prej 4-7 euro (4-8 dollarë) për natën.

Ajo zgjodhi Barcelonën për kulturën, ushqimin dhe jetën e natës: “Nuk do ta përjashtoja vizitën në një vend si ky, për shkak të taksës”.

Një studim i vitit 2019 nga Song Haiyan në Universitetin Politeknik të Hong Kongut, zbuloi se taksat më të larta të biletave ajrore, që janë një lloj takse turistike, nuk ndikuan në shpenzimet e përgjithshme, por vetëm sa çuan në zhvendosje të buxheteve.

Ata që paguanin më shumë për fluturime, më pas shpenzuan më pak në hotele dhe ushqime. Siç thotë Jordi Valls, një nga nënkryetarët e bashkisë së Barcelonës, fluksi i turistëve është “i pandalshëm”.

Megjithëse turistët nuk kanë gjasa të ndalojnë vizitat për shkak të rritjes së çmimit, ata mund të ndryshojnë mënyrën se si vizitojnë. Këtë verë, Venecia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 5 eurosh për udhëtarët ditorë, të cilën po mendon ta dyfishojë, me shpresën për t’i nxitur vizitorët të qëndrojnë të paktën 1 natë.

Ndërkohë, zyrtarët japonezë vendosën një tarifë prej 2,000 ¥ (13 dollarë) në një shteg për ecje në malin Fuji të mbushur me njerëz, në përpjekjen për t’i zhvendosur turistët në rrugë të tjera dhe për të lehtësuar barrën mjedisore. Kopenhagën po ofron ushqime falas dhe leje muzesh për turistët që mbledhin mbeturinat.

Është më mirë që të përpiqemi ta bëjmë turizmin të funksionojë, sesa të bëhemi jomikpritës. Nëse turistët rrisin çmimet lokale, ata gjithashtu do të rrisin pagat, vëren Chloe Parkins nga firma këshillimore Oxford Economics.

Qeveritë mund të bëjnë më shumë për të mirëpritur të ardhurit, si duke ndërtuar infrastrukturën, ashtu edhe duke zbutur rregullat e planifikimit.

Për shembull, qiratë nuk do të rriteshin aq shpejt në Barcelonë, nëse oferta e banesave do t’i përgjigjej kërkesës së huaj dhe vendase. Historia na tregon se të ardhurat nga turizmi mund të investohen në infrastrukturë dhe në sektorë me vlerë më të lartë të shtuar, siç ka ndodhur në Itali dhe së fundmi, në Meksikë.

Në shumicën e rasteve, pushimet verore mund të shijohen nga të gjithë./ Monitor

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vrasja e Enver Ballës në Shënavlash, nis në Gjykatën e Durrësit seanca e masave të sigurisë ndaj të birit dhe bariut të stanit! Esmeraldi i qetë dhe me kokën ulur

VIDEO/ Vrasja e Enver Ballës në Shënavlash, nis në Gjykatën e Durrësit seanca e masave të sigurisë ndaj të birit dhe bariut të stanit! Esmeraldi i qetë dhe me kokën ulur