Vrasja e Enver Ballës, Gjykata e Durrësit lë në burg të birin dhe shokun bashkëpunëtor! Esmeraldi me kokë ulur: S'ka më kthim pas, e bëra për vetëmbrojtje! (VIDEO)

Durrës- Përfundon seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Esmerald Ballës, i cili akuzohet për rvasjen e babait të tij Enver Balla, pas një sherri me motive ekonomike dhe të akuzuarit si përkrahës, Edison Brahaj.

Gjykata e Durrësit vlerësoi sot (7 Shtator) masat e kërkuara nga Prokuroria dhe vendosi "arrest me burg" për të dy, pak pasi dëgjoi palën mbrojtëse. Organi i akuzës kërkoi izolimin në paraburgim për veprën penale 'të vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare' ,' fshehje dhe asgjësim i kufomës' dhe 'mbajtje pa leje e armëve"

Gjyqtari Rexhep Bekteshi e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe pranoi masën e sigurisë të kërkuar nga prokurori Pal Deçolli. Në seancë Esmerald Balla u shpreh se nuk ka çfarë të thotë.

“Nuk ka kthim prapa. E bëra për vetëmbrojtje”, ka thënë me pak fjalë 30-vjeçari i dyshuar, që i qëndron alibisë se i ati donte ta vriste i pari.

Kurse i ndaluari tjetër, Edison Brahaj, ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, se në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin, por i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, Brahaj ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.

Esmeraldi u shfaq në nisje të seancës i qetë dhe herë pas herë me duart në kokë dhe shpesh me fytyrën poshtë. Seanca ka vijuar me dyer të mbyllura dhe gjykata konfirmoi masat e marra.

Djali akuzohet se vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme, për një shumë prej 75 mijë eurosh në kasafortën e kursimeve që kishte humbur dhe të dy akuzonin njëri-tjetrin. Pas konfliktit në stanin e familjes, Esmeraldi (me bluzë të bardhë), qëlloi me pistoletë 62-vjeçarin. Më tej ai kërkoi ndihmën e të dyshuarit Brahaj (me bluzë të zezë), që punonte si bari në stan dhe e hodhën trupin në pusin aty pranë.

Ngjarja u denoncua si humbje pa gjurmë e viktimës dhe largim të tij me një femër të panjohur, nga vetë djemtë, më 13 Gusht. Esmeraldi u arrestua më 3 Shtator nga Policia, pasi dyshohej si autor i krimit në familje.

Gjithçka ka nisur për 75 mijë eurot familja kishte kursyer ndër vite nga puna kryesisht në blegtori dhe prej vitesh shisnin edhe qumësht në lagjet e Durrësit. Djali i dyshuar po ndërtonte dhe një shtëpi të re pranë asaj që banonte bashkë me të atin, gruan dhe dy fëmijët e tij. Dy vëllezërit i kishte në Itali, ndërsa motrën e martuar.

30-vjeçari në dëshminë e tij ka pretenduar se kishte shkuar në banesë për të marrë para që të paguante firmën e ndërtimit që po bënte punimet për shtëpinë e re.

Por, më tej djali ka deklaruar se konstatoi që paratë mungonin në kasafortë dhe ka nisur debati i ashpër me të atin. Ditën e krimit, ai ka dëshmuar se debatuan ashpër dhe se ishte i ati që donte ta vriste me pistoletë, por në konflikt e sipër e vrau. Trupin e fshehën fillimisht në ferra dhe më pas e hodhën në pus.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Vrasja e Enver Ballës, dëshmia e djalit në Gjykatë: Jam penduar, por s’ka kthim pas, ishte për vetëmbrojtje

Masa e sigurisë së Gjykatës

Gjykata e Durrësit dha sot (7 Shtator) masat e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, 30 vjeç, i cili akuzohet se vrau babanë e tij pas një konflikti për 75 mijë eurot e kursyera të humbura dhe shokun e tij, njëkohësisht punonjës në stanin agro-fermë në Shënavlash, Edison Brahaj.

Krimi ndodhi më 13 Gusht, por u denoncua si largim pa gjurmë nga djemtë në Polici, teksa trupi i 62-vjeçarit u gjet më 3 Shtator, kur u arrestua është djali i dyshuar për krimin në familje.

Në seancën e sotme, Balla ka qenë i qetë, me kokën ulur, duart në të dhe fjalëpakë. Ai është shprehur i penduar për krimin e ndodhur, por ka mbrojtur alibinë e tij fillestare para hetuesve, edhe pse vazhdimisht kontradiktor.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe pranoi masën e sigurisë të kërkuar nga prokurori Pal Deçolli.

Në seancë Esmerald Balla u shpreh se nuk ka çfarë të thotë.

“Nuk ka kthim prapa. E bëra për vetëmbrojtje”, ka thënë me pak fjalë 30-vjeçari i dyshuar, që i qëndron alibisë se i ati donte ta vriste i pari.

 

Masa e dhënë sot nga Gjykata e Durrësit

Kurse i ndaluari tjetër, Edison Brahaj, ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, se në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin, por i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, Brahaj ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.

I marrë disa herë në pyetje, punëtori i fermës Brahaj pranoi që ka marrë 200 mijë lekë që ishin të qumështit, por jo për bashkëpunimin në krim.

Më tej Brahaj ka pranuar që ka ndihmuar një ditë më pas për të larguar trupin e Enver Ballës, por sipas hetuesve ai është shfaqur shumë kontradiktor në deklaratat e deritanishme.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 08/09/2024 08:04

    TE KTHEHET DENIMI ME VDEKJE,,,,SA ME SHPEJT,,,TE PASTROHET SHQIPERIA NGA KRIMJNELET,,,KEMISHUME TE TILLE....NUK NA DUHET NEVE EUROPA. KUR NUK KEMI QETESI NEPER QYTETET TONA....PRANDAJ IKIN NJEREZIT SEPSE NUK KA REND-QETESI...

    Përgjigju
  • Fari pilafi: 07/09/2024 13:04

    Po mir mo, kriminel që vrave babanë, që të rriti me mundime dhe qiti pushk se më leu djal! Po mirë që e vrave! po përse e hodhe në pus? Zoti dotë ndërshkoj për krimin që ke bo ndaj babait tat të ndjerë,dhe denimi duhet të jetë,në mungesë të (pushkatimit) përjetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë