Pse martesat janë më të lumtura kur gratë janë më të dobëta se burrat e tyre?

Pse martesat janë më të lumtura kur gratë janë më të dobëta se burrat e tyre?

Foto ilustruese

TIRANË- Ideja që pesha luan një rol në një martesë të lumtur duket e pamundur, por çuditërisht, duket se ka prova që mbështesin këtë deklaratë.  Sipas një  studimi , çiftet e martuara janë më të kënaqur dhe të lumtur kur gratë janë më të dobëta se burrat e tyre.

Bright Side na liston 2 arsye pse kjo teori qëndron.

Gjithçka lidhet me perceptimin. Një grua kërkon gjithnjë një burrë më të fortë në krah, që ta mbështjellë në përqafim. Gjithashtu, ka të bëjë edhe më sigurinë që të ofron, gjithmonë në aspektin fizik. Zakonet e vjetra “nuk vdesin kurrë”, thotë studimi. Që datojnë nga instinktet tona të njerëzve të shpellave, gratë i shohin burrat më të mëdhenj si gjuetarë të fortë që mund t'i mbrojnë ata dhe të sigurojnë ushqim për ta dhe familjet e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja pse, instinktivisht dhe në mënyrë të pavetëdije, gratë priren të tërhiqen më shumë nga burrat më të  gjatë dhe më të gjere.

Nga ana tjetër, edhe burrat kërkojnë që partneret e tyre të jenë më elegante. Në studim, burrave dhe grave iu dha 100 fotografi dhe u kërkua të vlerësonin se sa tërheqës e shihnin personin në figurë. Burrat prireshin të pajtoheshin me gratë që ishin më të vogla në forma trupore.

Megjithatë, KINI PARASYSH: Kjo nuk do të thotë se gratë duhet t'i nënshtrohen dietës dhe ushtrimeve ekstreme, por përkundrazi, thjesht i referohet masës trupore në lidhje me burrat e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?