Teksa punimet kanë nisur prej disa ditesh, projekti që po zbatohet për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat nuk është bërë publik. Shqetësimi është ngritur nga aktivistet e Shoqërisë Civile në Kurbin, të cilët prej vitesh kanë ndjekur këtë kauze. Elton Laska dhe Elsa Sula thanë se investimi po realizohet në mungesë të plotë të transparances, pasi Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ka publikuar projektin.

Ata thonë se investimi po realizohet në mungesë të plotë të transparances, pasi Ministria nuk ju ka vënë në dispozicion projektin, qe ata e kane kerkuar ne rruge zyrtare.

Aktivisti Elton Laska thotë se nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve, ndërsa kërkon marrjen e masave që ndërhyrja të jetë efikase dhe mos ti sjellë dëmtime të tjera këtij monumenti kulture të kategorisë së parë.

Ura e Zogut ndertuar nѱ vitin 1927 eshte monument kulture i kategorise se pare. Vitet e fundit eshte demtuar nga shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat për inerte. Qeveria miratoi një fond emergjent me vlerë 57 milione lek për shpëtimin e saj, ndërsa për shkak të vështirësive në ndërhyrje nuk ka një afat mbi përfundimin e punimeve.