Pse ngrihet si shqetësim KQZ?
KQZ është ngritur si shqetësim edhe nga ndërkombëtarët si dhe nga ekspertët për çëshjte zgjedhore në vend për shkak të funksionimit të saj aktualisht me 4 anëtarë. Duke marrë parasysh se ky institucion duhet të miratojë edhe akte që duan 5 vota, është kërkuar plotësimi i saj.

Çfarë pritet të bëhet?
Paritët politike në vend ende nuk kanë një konsensus për plotësimin e këtij institucioni. PD i kërkon PS që të sjellë 3 emra, ndërsa PS kërkon rikonfigurimin e këtij institucioni si dhe zgjedhjen e kryetarit të tij më 84 vota.

Cilat janë rekomandimet e Kolicionit të Vëzhguesve Vendorë?
KVV propozon një sërë rekomandimesh për KQZ që të marrë masa si për fushatën zgjedhore, ashtu edhe për ligjshmërinë e këtij institucioni duke u plotësuar sa më parë me 7 anëtarë. Gjithashtu vëmedje duhet të ketë edhe në verifikimin e listave të zgjedhësve si dhe përdorimin e teknologjisë me kujdes në dy projektet pilot.