'Pse nuk do votoj opozitën' Ylli Manjani: A ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit?!

'Pse nuk do votoj opozitën' Ylli Manjani: A ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit?!

Flamur Noka në kuvend, 17 mars 2025

Juristi Ylli Manjani ka shpjeguar përse nuk do të votojë më 11 maj. Ndërsa votën thotë se nuk do ia japë maxhorancës, ndalet gjatë për të argumentuar pse vota e tij nuk do të jetë për opozitën. 

“Për takëmin e ca "inbox-ëve"  që jetojnë jashtë e më pyesin ç’ndodhi dhe pse s'e votoj opozitën?

Edhe njëherë e kam stërthënë, nuk do votoj fare, jo s’do votoj opozitën. Opozita s’ka pse e merr personale.  Nuk votoj sepse nuk ja vlen ta harxhoj votën time në asgjënë politike.

Kam menduar e shpresuar për një Shqipëri krejt tjetër. Kjo Shqipëri nuk duket në horizont as pas këtyre votimeve.

Sa i takon opozitës, i kam dhënë mbështetje në një kohë kur pak, shumë pakkush i jepte.  E kam bërë për princip, jo për përfitim. Aq më pak për detyrim siç e mendoni shumë prej Jush që e keni trurin o me ne, o kundra.

Meqë ra fjala nuk e kam hiç problem të jem edhe kundra jush nëse doni.

Por ka një moment kur njeriu vlerëson veten duke bërë pyetjen: a ja vlen të bëhesh makinë llogaritëse e votave të Mulit fjala vjen?!

Pse duhet të transformoj mendimin tim krejt sovran e të lirë për shkak se PD-së SPAK i duket tmerr e diktaturë deri në orën 11:00 kur shkon Saliu atje dhe, në orën 11:01 bëhet engjëll kur nxjerr përgjimet e radhës për konsum mishi njeriu.

Ndjesë por mendoj se vota ime vlen më shumë duke mos e përdorur në këtë rast.

Juve u priftë e mbara, por kam vendosur ta shoh edhe unë Shqipërinë ku jetoj si turist.  Natyrisht të rrojë dhe SPAK se na sjell punë!

Bye”, shkruan Manjani.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Spiropali shigjeton Berishën: Kur u vendos lista e bunkerit të familjes, përjashtuat më të votuarin e primareve në Kavajë

Spiropali shigjeton Berishën: Kur u vendos lista e bunkerit të familjes, përjashtuat më të votuarin e primareve në Kavajë