Pse nuk duhet t'i themi KURRË fëmijës të ndajë lodrat ose ushqimet me shoqet...gabimi i madh që bëjnë shumë prindër

Pse nuk duhet t'i themi KURRË fëmijës të ndajë lodrat ose ushqimet me shoqet...gabimi i madh që bëjnë shumë prindër

TIRANË- Sa herë mund të kemi dëgjuar një prind teksa i thotë fëmijës që duhet t'i ndajë lodrat dhe ushqimet me fëmijët e tjerë? Shumë, dhe më e keqja është se shumica nga ne mendojmë se kjo është e drejtë. Por e kemi gabim!

Në moshën 2-vjeçare fëmijët fillojnë të trajtojnë veten e tyre si të rritur dhe gjërat që i zotërojnë i shohin që u përkasin vetëm atyre dhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja se përse kur dikush kërkon të marrë diçka nga një fëmijë, merr si përgjigje reagimin e ashpër të tij. Fatkeqësisht, shumë pak prindër e shohin si një sjellje të mirë. Çdo prind nuk dëshiron që fëmija i tyre të shihet si i babëzitur, prandaj i detyrojnë ato të ndajnë ushqimet, por edhe lodrat. 

Megjithatë, psikologët tregojnë se kjo nuk është më e mira që mund të bëjmë për fëmijët tanë. Ato shprehen se në këtë mënyrë ne rrisim fëmijë "të bindur". Që do të thotë, në të ardhmen, ata nuk do të ndjekin dëshirat e tyre, por atë se çfarë i thonë të tjerët.

Në fund të fundit, do të jenë vajza ose djem që nuk do të thonë kurrë "Jo", edhe kur kjo është më e mira për ta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje