Pse nuk e njihni Kosovën? Përgjigjet kryeministri spanjoll: Është shkelur e drejta ndërkombëtare! Ndërhyn Rama: Është e kundërta! Të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur

 

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez gjatë vizitës së tij zyrtare, u pyet për arsyet se pse Spanja nuk e njeh akoma Kosovën. Kryeministri Spanjoll tha se në këtë pikë nuk bide dakord me qeverinë shqiptare dhe se është shkelur e drejta ndërkombëtare. Megjithatë ai theksoi sërish se mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe se nxit dialogun Kosovë-Serbi.

‘Unë mendoj se miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare por kjo nuk do të thotë se ne nuk ju mbështesim drejt BE-së apo të nxisim dialogun Kosovë-Serbi. Edhe miqtë e mirë mund të kemi kontradikta.’- u shpreh Sanchez.

Kësaj deklarate të kryeministri spanjoll ju përgjigj kreu i qeverisë shqiptare i cili i tha se është krejt e kundërta e vërtetë. Rama u shpreh se ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk është një e drejtë vetëm por është një detyrë e institucioneve të Kosovës. Kreu i qeverisë përsëriti sërish që Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

‘E kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie. Ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk është një e drejtë vetëm por është një detyrë e institucioneve të Kosovës. Në këtë pikë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës dhe autoritete që marrëveshja të zbatohet. I përgëzoj autoritetet për sensin e vetëpërmbajtes dhe që dëgjuan aleatët. Jo për të ndryshuar marrëveshjen por për t’i dhënë kohë kohës që të sqarohet çfarëdo qoftë. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo është i gabuar. Këto situata tregojnë se pse ne kemi nevojë për Ballkanin e Hapur. Këto situata tregojnë se pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet për Ballkanin e Hapur. Njëra rrugë është të ndalojnë trashëgimin e konfliktit dhe tjera është ta vazhdojnë. Unë jam me të parën. 

Marrëdhënia miqësore me Vuçiç nuk me ka penguar të ndahem aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta ta lexojë ashtu siç e lexon marrëdhënien me Kosovën, por kjo nuk e pengon Spanjën që të thotë jemi për liberalizmin e vizave për Kosovën. Kjo që ndodh në Rusi duhet t’i thërrasim vetes shumë fort. Është kollaj të thuash që je brenda me ajër të kondiciunuar dhe të thuash kjo gjë ndahet me luftë. Po kur vjen puna që në vend të mikrofonit të ketë armë, tjetër gjë. Dialog, Dialog, paqe paqe.’- u shpreh Rama.

 


Lajmi kryesor:

Tensionet në Veri, Rama: Kosova ka të drejtë, Serbia të zbatojë marrëveshjen! Presidenti Begaj: U shmang një provokim


/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën