Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për tensionet në Veri të Kosovës duke e cilësuar përshkallëzimin krejtësisht të paarsyeshëm. Teksa mbështeti vendimin e Albin Kurtit për të dëgjuar aleatët dhe për të shtyrë zbatimin e aplikimit të reciprocitetit të targave dhe mjeteve të identifikimit për shtetasit serb, Rama bëri thirrje publike për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe autoriteteve të Beogradit që të mos justifikojnë veprimet e grupeve serbe.

“Të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje”, ishte thirrja e Ramës për bllokadat në veri të Kosovës që detyruan autoritetet të mbyllnin dy pikëkalime. Qëndrimin për tensionet në veri të Kosovës, Rama e dha gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Ndërsa ky i fundit tha se kanë respekt për popullin shqiptar, por kanë kontradikta për çështjen e Kosovës. Prej vitesh, Spanja nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës. Por Rama iu përgjigj duke i sqaruar se e mbështet 100% qeverinë e Kosovës duke theksuar se tensionet që ndodhën mbrëmjen e së dielës vërtetuan pasqyrën e vështirësisë në këtë marrëdhënie.

Rama u shpreh se ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk është një e drejtë vetëm por është një detyrë e institucioneve të Kosovës. Kreu i qeverisë përsëriti sërish që Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

Sipas Ramës, të gjitha këto situata tregojnë nevojën e Ballkanit të Hapur dhe gjeti sërish rastin të ftojë Kosovën t’i bashkohet në këtë nismë në mënyrë që të ndalet konflikti. E përsëriti sërish marrëdhënien e ngushtë me Aleksandër Vuçiç, por shtoi se kjo nuk e pengon të japë mendimin e tij për konfliktin Kosovë-Serbi. Ndërsa thirrja e fundit e Ramës për këtë cështje është vetëm për dialog dhe paqe.

Vendimi për reciprocitetin e targave dhe mjeteve të identifikimit

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti. Nga data 1 gusht, qeveri e Kosovës do të nisë edhe lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. Me këtë dokument do të pajisen edhe personat nën 16 vjeç që nuk kanë dokument identifikimi, por që duhet të kenë certifikatë të lindjes.

Çështja e targave rriti tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Sali Berisha: Rama po inkurajon konfliktin Kosovë – Serbi, mbron politikat e Vuçiçit

Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook akuzoi kryeministrin Edi Rama se po inkurajon konfliktin Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave.

Reagimi i Ramës pas 24 orëve për tensionet në veri të Kosovës, pasi SHBA dhe BE kishin reaguar, dhe deklarata e Ramës sipas Berishës tregon se ky i fundit mbështet politikën “luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit”.

“Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij.

Po keshtu, me kete deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thote Aleances se Atllantikut te Veriut se u nxitua me deklaraten e KFOR-it per gadishmerine per te vendosur stabilitetin ne Kosove, se ate nuk po e kercenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marreveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.

Me kete rast, duke mbeshtetur plotesisht qeverine e Kosoves, qendrimin e NATO-s, BE dhe SHBA denoj me forcen me te madhe provokacionet e uleta te serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit te tij, tradhetarit te kombit shqiptar Edi Rama. Sb”, shkroi Berisha.

Ora 16:18
Tensionet në veri të Kosovës, Alibeaj: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, Rusia të ndalë provokimet

1658393358_Sequence03.00352021.Still034.jpg

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se Partia demokratike mbështet dialogun Kosovë-Serbi, si edhe po ndjekin me shqetësim situatën. Alibeaj thotë se zyrtarët e lartë rus duhet të ndalin deklaratat provokuese  

“Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën ne veriun e Mitrovicës. Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë. Në të njëjtën kohë përshëndesim bashkërendimin e plotë të institucioneve të Kosovës me partneret strategjike dhe KFOR.

Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtareve të lartë të Federatës Ruse. Federata Ruse duhet të ndalë deklaratat dhe qëndrimet konflikt nxitëse në një rajon që e ka të përcaktuar qartë orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnjë lidhje me Kosovën një vend i cili është përcaktuar qartë strategjikisht në aleance me demokratike euroatlantike.

Partia Demokratike u kërkon qytetareve të Kosovës që me besim të mbështesin vullnetin e institucioneve te Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe të pavarësisë. Ne mbështesim dialogun Kosove-Serbi si rruga me e mire e zgjidhjes paqësore e mosmarrëveshjeve reciproke. Partia Demokratike fton Serbinë dhe lidershipin e saj te kuptojnë se procesi i njohjes reciproke Serbi -Kosove është kontributi i tyre real për një Ballkan ne paqe dhe te integruar ne familjen europiane”, shkruan Alibeaj.

Ora 16:13
Osmani falënderon Begaj për mbështetjen e vendimit të Kosovës në lidhje me reciprocitetin e targave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pranoi sot një telefonatë nga homologu i saj Bajram Begaj, ku e falënderoi këtë të fundit për përkrahjen e vendimit lidhur me reciprocitetin e targave.

Presidenca e Kosovës njoftoi se Osmani shprehu mirënjohje të thellë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Presidenti Begaj përshëndeti vendimin që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

Të dy presidentët kanë rënë dakord për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ora 14:00
Tensionet në Veri të Kosovës, presidenti Begaj telefonon Osmanin: Vendimi i Qeverisë kosovare shmangu provokim të rëndë

1659355167_page.jpg

Në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas një njoftimi të Presidencës Presidenti përshëndeti vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti i Republikës nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.  Presidenti i Republikës tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.” – nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

Ora 13:16
Situata në veri të Kosovës, Xhaçka: Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri, ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në çdo cm të territorit

1659352635_64001659334132screenshot21659341985.jpg

Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj në ccdo centimetër të territorit të saj dhe se me shtyrjen e vendimit për reciprocitet qeveria e Prishtinës tregoi pjekuri. Kështu është shprehur sot ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në një reagim për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA& BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, ka shkruar Xhaçka.

Ora 11:00
Pse nuk e njihni Kosovën? Përgjigjet kryeministri spanjoll: Është shkelur e drejta ndërkombëtare! Ndërhyn Rama: Është e kundërta! Të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur

 

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez gjatë vizitës së tij zyrtare, u pyet për arsyet se pse Spanja nuk e njeh akoma Kosovën. Kryeministri Spanjoll tha se në këtë pikë nuk bide dakord me qeverinë shqiptare dhe se është shkelur e drejta ndërkombëtare. Megjithatë ai theksoi sërish se mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe se nxit dialogun Kosovë-Serbi.

‘Unë mendoj se miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare por kjo nuk do të thotë se ne nuk ju mbështesim drejt BE-së apo të nxisim dialogun Kosovë-Serbi. Edhe miqtë e mirë mund të kemi kontradikta.’- u shpreh Sanchez.

Kësaj deklarate të kryeministri spanjoll ju përgjigj kreu i qeverisë shqiptare i cili i tha se është krejt e kundërta e vërtetë. Rama u shpreh se ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk është një e drejtë vetëm por është një detyrë e institucioneve të Kosovës. Kreu i qeverisë përsëriti sërish që Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

‘E kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie. Ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk është një e drejtë vetëm por është një detyrë e institucioneve të Kosovës. Në këtë pikë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës dhe autoritete që marrëveshja të zbatohet. I përgëzoj autoritetet për sensin e vetëpërmbajtes dhe që dëgjuan aleatët. Jo për të ndryshuar marrëveshjen por për t’i dhënë kohë kohës që të sqarohet çfarëdo qoftë. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo është i gabuar. Këto situata tregojnë se pse ne kemi nevojë për Ballkanin e Hapur. Këto situata tregojnë se pse Kosova duhet të vijë dhe të ulet për Ballkanin e Hapur. Njëra rrugë është të ndalojnë trashëgimin e konfliktit dhe tjera është ta vazhdojnë. Unë jam me të parën. 

Marrëdhënia miqësore me Vuçiç nuk me ka penguar të ndahem aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta ta lexojë ashtu siç e lexon marrëdhënien me Kosovën, por kjo nuk e pengon Spanjën që të thotë jemi për liberalizmin e vizave për Kosovën. Kjo që ndodh në Rusi duhet t’i thërrasim vetes shumë fort. Është kollaj të thuash që je brenda me ajër të kondiciunuar dhe të thuash kjo gjë ndahet me luftë. Po kur vjen puna që në vend të mikrofonit të ketë armë, tjetër gjë. Dialog, Dialog, paqe paqe.’- u shpreh Rama.

 

Ora 10:37
Tensionet në Veri, Rama thirrje autoriteteve në Beograd dhe Vuçiç: Mos ushqeni grupet për kundërshtimin e zbatimit të marrëveshjes


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në Veri duke treguar se mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e reciprocitetit për targat dhe mjetet ID. Ndër të tjera i bën thirrje autoriteteve në Beograd dhe Aleksandër Vuçiç që të mos ushqejnë grupet serbe në veri të Kosovës për t’iu kundërvënë zbatimit të marrëveshjes. Këtë qëndrim e mbajti gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

“Folëm për Kosovën, dihet që Spanja a një pozicion të ndryshëm dhe të palëvizshëm për arsye që lidhen me vetë Spanjën e nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësissë së shqiptarëve në Kosovë e të drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara janë për tu zbatuar, jo për tu diskutuar.

Ne e përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të marrëveshjes, gjë që e ka mbështetur edhe Borell. U kërkua dhe nga SHBA përmes ambasadorit në Prishtinë. I bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje”, tha Rama.