Benet Beci ka qenë resurs i së djathtës deri në 2013-ën. Pjerin Ndreu ka qenë aset i LSI-së deri në vitin 2009. Këta janë dy shembuj sa për fillim.
Oltion Cacin, aq sa e njoh, nuk më është dukur kurrë ndonjë majtist në ide. Të gjithë këta janë tashmë bashkiakë socialistë të zgjedhur me diferenca votash përtej fantazive hajdutërore të Berishës dhe Metës. Ermal Dredha është aset i së majtës, por siguroi 230 milionë euro ndihmë për tërmetin ndërsa ishte ambasador në Emiratet e Bashkuara dhe kjo i ra në sy Ramës, ndërsa rreth e rrotull kishte këshillin e ndrikullave që prodhonin llafe e jo para në kohën që Rama kishte nevojë urgjente për valutë që të strehonte njerëzit. Dredha prodhoi para dhe jo llafe.
Flamur Golemi ishte mjeku që rastësia e solli në krye të Gjirokastrës, por rezultoi mashkulloriti që i dha frymë e jetë këtij qyteti më shumë se disa kryebashkiakë që prodhuan fjalë e kulla të shëmtuara në qytetin që vlerë ka arkitekturën e konakëve. Tetë vite më parë Gjirokastra po katandisej në fshat. Golemi i riktheu hijen e dikurshme.
Lista është e gjatë. Në analizën e humbjes së të djathtës, përveç arsyeve serioze, boria mediatike e Berishës është gufosur në argumentet e lidhura me blerjen e votave. Në fakt është çështje modernizimi. Rama ka dhuntinë e asaj që quhet “talent scout”-zbulues talentesh. Për Ramën nuk ka rëndësi je i majtë apo i djathtë. Nëse ti prodhon vota, pare dhe bën punë, atëherë merr siglën e PS-së dhe merr votat.
Së dyti ka lidhje me sklerotizimin e kundërshtarëve të tij. Të gjithë këta, pa përjashtim, kanë hallin e kioskave të tyre, se mos dikush me mendim politik, u rrezikon kryet e oxhakut. Nuk e kanë keq. Ja, për shembull, kanë fituar Mirditën, Hasin dhe Memaliajin. Pak si të vogla për t’u marrë seriozisht, por të mjaftueshme për të luajtur opozitash.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
63.1%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 293
Lajme të tjera
-
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Nuk i prekin dot një fije floku! Po të isha si Kurti, do hyja në zgjedhje pa krijuar polemika me miqtë e aleatët
1 Qershor, 21:30
-
Qytetarët e Shkodrës e kërkuan 3 ditë më parë, Benet Beci ndërhyn për riparimin e Urës së Vjetër të Bunës
1 Qershor, 20:35
-
Kuçana: Berisha ka vendin e tij të nderit por PD duhet të ketë reflektim! Çollaku: Pa ikur ai nuk ringrihet PD
1 Qershor, 19:18
-
Për militantët e Berishës që thonë pse duhet ta japë dorëheqjen ai, kur e do baza?
1 Qershor, 19:11
-
Tregtarët shkelin ligjin për qeset njëpërdorimshe! Shitësit s’i ‘tremb’ gjoba, 500 mijë-1.5 mln lekë deri në heqje license
1 Qershor, 18:02
-
VIDEOLAJM/ Rama në Moldavi, më i afërt se më parë me kryeministren italiane! E puth në faqe para liderëve europianë
1 Qershor, 16:35
-
VIDEO/ Rama tjetër takim me Vuçiç krah Ursula Von der Leyen: Duhet t'i jepet fund absurdit kërcënues
1 Qershor, 12:21
-
Basha me të rinjtë në Vlorë, ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman që e përjashtova
1 Qershor, 10:38
-
Qeset njëpërdorimshme, Rama: Asnjë tolerim kujt shkel ligjin! Task-forca vazhdon punën në terren për shkeljet
31 Maj, 21:32
-
Sali Lushaj revoltohet nga rikthimi i Lulzim Bashës: Doje gjak demokratësh bashkë me Yuri Kim, por ne jemi me Berishën
31 Maj, 17:24
-
Analiza e PD në Kontrast, Vangjeli: Opozitë pa tingull, Basha kërkon të jetë thjesht boria e timonit të Ramës! Gëshenja: Kemi nevojë për frymë të re
31 Maj, 14:43
-
Berisha tjetër mashtrim, këtë herë edhe më të rrezikshëm, lëshon 'fake news' se drejtuesja e SHISH bëri vizitë sekrete në Beograd! Pamjet që rrëzojnë ish-kryeministrin
31 Maj, 13:00
Rama ka merit ne cdo future por Mo's Harris Hila se PS ka nje hambar konstant votash nga 750-800 Mike votash ,qe tregin se po iku Rama dhe ai qe do vije ndisgta merr akoma me teper po NUK perdori PPP e Rames
PërgjigjuEshte e thjeshte o Hila ai i blen votat vetem kaq plus presioni administrates per buken e gojes !! Rwma dhe PS kane licence per blerje votash nderkohe qe pala tjeter pergjohet dhe kur shkon ne tualet !!!
PërgjigjuSja vlen te besh koment per kete benin. Me sa kuptoj ky qenka akoma ne vitin 92.
O beni surrat qeni ku e di ti se cfar do te thote blerje vote ?perserit fjalet e salikes po pse mor derdimen mund te blesh 60 % te popullsise ?tu vetem veshet e gjata te mungojne