Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

Pse nuk po çahet ‘Blloku’ i Gjirit të Lalzit?

Sali Berisha në rezidencën e tij në Gjirin e Lalzit, Monika Kryemadhi gjatë një interviste

Gazetarit Frrok Çupi iu desha ta shtronte dy herë këtë pyetje në shkrimet e tij. Një herë në 1991 për Bllokun e ish-udhëheqjes komuniste, e 6 vite më pas për pasardhësin e tyre, Sali Berishën. Në të dyja rastet Blloku nuk u ça pavarësisht kuriozitetit që mbizotëronte në opinionin publik se ç’jetë bënin drejtuesit e shtetit.

U hapën veç nja dy vila dhe nisi të anatemohej diktatori se kishte pasur edhe vaskë, edhe pishinë 4 metra katror, ndryshe nga klasa punëtore. Dhe kjo u interpretua se ç’kishin thënë komunistët për veten e tyre, kishin gënjyer. Por ç’farë kishin thënë për ‘zengjinët e rinj’ të kapitalizmit, kishin pasur të drejtë.

Sot, ndarja klasore e shoqërisë reflektohet tek mënyra e jetesës. Jo vetëm tek të ngrënit dhe të veshurit, por edhe tek tendenca për t’u mbledhur të gjithë bashkë, fqinj me njëri-tjetrin. Sa e sa blloqe numërohen sot që nga Lundra në Dhërmi, ku të njëjtët njerëz që jetojnë me pishinë e kamera në Tiranë, shihen edhe në muajt e nxehtë po prap bashkë.

Gjiri i Lalzit është Blloku i parë. Ai merret si etalon për të treguar se ku janë hedhur lekët e korrupsionit të politikës, trafikut të drogës të artistëve të tallavasë e të tjerë. Është rasti tipik sesi kryesisht mbi prona të vjedhura ndërtohet kryesisht me para të vjedhura dhe rrijnë bashkë kryesisht hajdutët. Ky nuk është më opinion, por bindje popullore që e sheh Gjirin e Lalzit si shpellën e Ali Babait ku kodet për të hyrë i kanë veç ata dhe sapo kalojnë traun zhyten në lluks. 

Për të mos e ekzagjëruar me epitete, mjafton të shohësh se kur bëhen vrer me njëri-tjetrin, ua përmendin të palarat edhe brenda të njëjtit lloj. Rasti më i fundit është ai i Gazment Bardhit që akuzoi një ish-ministër të Berishës se po shet vilën 670 mijë euro. Kjo, s’na tregon asgjë të re veç faktit se Bardhi për vete s’paska vilë atje. Në të kundërt s’do mund ta akuzonte fqinjin.

Pamjen e një Blloku, Gjirit të Lalzit ia dhanë fillimisht Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Sali Berisha. I pari postonte krah një gazetari e një humoristi nga oborri i gjelbëruar. Më parë e shoqja kish folur për haletë që kishin apostafat për macet, video që më pas e zhduku nga YouTube. I shoqi bëri edhe ditëlindjen dhe çoi palma me helikopter. Së fundmi e ka pranuar sërish, kur donte ta kthente vilën në bunker për t’u përballur me fregatat amerikane duke kënduar këngën e Qerim Sulës.

Ndërsa doktori, veç pozonte në rërë dhe thyente rekordet e vetes së tij në atë copë det që i takon Bllokut.

Por Gjiri i Lalzit i ka kompleksuar politikanët. Në vitin 2015 ato ranë pre e grabitjeve ordinere dhe Policia nxori zbuluar pronarët si Flamur Noka dhe Arben Ristani. Nga turpi që s’i kishin deklaruar vilat, nuk u ankuan kurrë publikisht a në polici. Edhe Arben Krajës së SPAK u raportua se i ndodhi e njëjta gjë në 2021.

Së dyti, zengjinët i kanë nxjerrë në shitje vilat sepse janë kompleksuar nga blloqet e reja. Tani duan t’i shesin vilat në Lalz e të mblidhen në Palasë a pak më poshtë. I duan të reja si në strukturë, ashtu edhe në mobilim. E duan detin më të mirë, ku të ketë dhe vend për skafe e motorë uji. Rërën s’e duan më se i bezdis në këpucë. E duan me gurë të bardhë e të latuar. Pa dhënë hesape për Bllokun e parë, duan të shkojnë tek i dyti, e i treti e kështu më radhë. 

Derisa ndonjë magji e drejtësisë, në mos vetë populli, t’i çajë blloqet e tyre. Mjafton veç Gjirin e Lalzit. Dhe të shohim sesi nga pishina dy me dy e ish-diktatorit në Tiranë, që çudiste këto bllokmenët e rinj, përfunduam te vilat me hale për macet. Sa shumë kemi ecur këto 30 vite…

E.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 13/05/2022 16:11

    Nuk cahet shoku se kan punuar 30 vjet per kete dite. Jo vetem qe kan siguruar veten por disa breza. Dhe cesht e drejta nuk kan hallin e tyre por atyre qe len pas. Me kete drejtesi sado qe u be nje fare pune thuajse jemi ne nivelin zero. Drejtesia duhet te pastrohet njeher e mir nga mosha 35 vjec e lart dhe pastaj mund te shpresojm se mund te behemi edhe ne vend si e gjith bota e qyteteruar. Mos te degjojm me denime ordinere per nje ark me peshk apo fukarai qe lidh telin shtyllen e energjis sic ka ndodhur rendomt keto 30 vjet.

    Përgjigju
  • kaltra: 13/05/2022 15:27

    Mos i gëzofshin hajdutët...i zëntë mallkimi i popullit fukara që i kanë pirë gjakun !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip