Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!

Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!

Foto ilustruese

Është e hapur pakënaqësia e partive të vogla, sidomos nga ana e të Djathtëve për zgjedhjet lokale. Edhe pse përçarja e PD-së dhe lodhja e PS-së në pushtet u kanë dhënë të gjithë mundësinë për të drejtuar fushatat e partive të tyre por më shumë se kaq të jenë kurajoze për të caktuar njerëz dhe për të përshfaqur qëllimet e tyre, ato thjesht vegjetojnë në pritje…të zgjidhjes së Ngërçit Godo.

Në vend të një ndërmarrje, përpjekja zhvillohet për Këshillat Bashkiakë dhe Komunarë sepse aty mund të identifikohen me rehatimet e militantëve dhe ndonjë punë që mund t’i interesojë partisë për zgjedhjet e përgjithshme, kur punojnë me të gjitha bateritë. Është momenti i vetëm ku justifikojnë katër vite vegjetim.

Në orët e fundit kryetari i Partisë Agrare e ka thënë hapur se: “Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë. Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”, ka përfunduar Duka.

Në fakt, sikleti i Shqipërisë është edhe më i madh pasi votuesi nuk ka më asnjë forcë me votën e tij. Publiku nuk zotëron dot pushtet sepse vota e tij nuk ka asnjë lloj force domethënie, që do të thotë t’i bëjë politikanët dhe të zgjedhurit që të detyrohen. Dikur publiku me mllefin apo me ngazëllimin i mendonte dhe i arsyetonte më mirë të zgjedhurit e vet, kurse sot, janë kryetarët që vendosin për gjithë publikun, që i mendonte dhe i arsyetonte më mirë të zgjedhurit e vet. Sot, janë vetëm e thjesht kryetarët që vendosin për gjithçka.

Është e pamundur sesi publiku dhe grupet e interesit nuk shikojnë dot figura alternative lokale përballë socialistëve, që në votimet e fundit e kanë pothuaj të gjithë pushtetin lokal nën emrat e tyre. Votuesi shqiptar njësoj si ai kudo në Evropë e gjetkë nuk ndryshon dot më ndonjë gjë me votën e tij. 

“Çështja e besimit në demokraci është çështje pushteti. Që të dimë se sa forcë ka fletë-votimi në dorën e votuesit duhet të dimë se çfarë ka votuesi në dorën tjetër”, shprehet Krastev.

Dhe, nëse kohë më parë kishte pushkën, nëse vendit të tij i kanosej rreziku; veglat e ndërtimit, nëse do të duhej të derdhte energji për ndërtim, tashmë ka vetëm një fletë, që shpërdorohet nga politikanët, sepse këta nuk kanë më nevojë për votën. Publikut i merret vota, sipas rregullit demokratik…

Ky ishte momenti që partitë e vogla duhet të gjuanin për interesat e tyre dhe falë individëve të nderuar të tregonin sfidën. Nuk është e vështirë nëse në vende të caktuara dhe do të garonin të bashkuar. Por, kjo mungon, sepse liderët e partive i kanë punët e tyre të rregulluara ashtu si shumë syresh prej tyre, që i ndjekin dhe po mbajnë këtë status quo. Kriza politike e Shqipërisë nuk është vetëm nga mënyra sesi ushtrohet demokracia prej partive të mëdha, por nga mënyra sesi e shfrytëzojnë partitë politikën në kurriz të tyre.

Në çdo qytet mund të përballësh premtimet e kandidatëve të shkuar por edhe gjendjen aktuale të hapësirave publike sa i përket ndotjes, gjelbërimit dhe sidomos betonizimit, por për këtë nuk ka shumë kohë.

Partitë e vogla e kanë mendjen vetëm sa t’u ngjiten sërish partive të mëdha, kurse këto të fundit të munden të fusin duart dhe në pushtetin lokal, që po bëhet gjithnjë e më larg njerëzve. Kurse vetë njerëzit duke u bërë gjithnjë e më apatikë përballë një politike që nuk i përfaqëson, po shkatërrojnë atë që mezi u ngrit në Shqipëri e ngado.

 “Vdekja e demokracisë nuk ka gjasa të jetë një atentat nga ndonjë pritë aty-këtu. Do të jetë një zhdukje e ngadaltë nga apatia, indiferenca dhe kequshqyerja”, shkruan Robert Maynard Hutchins. E me sa duket ndaj sot presin edhe partitë e vogla. Tek e fundit, çfarë u duhet kjo lloj demokracie?!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi