Pse po ndiqni praktikën e Bashës? Alibeaj: Duam të mos ripërsëritet 6 marsi, por 'Rithemelimi' donte të na asimilonte me pretendimin se janë shumicë

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave për mbledhjen që mbajti për 3 orë me anëtarët e Kryesisë së PD duke thënë se vijojnë të mbështesin idenë e 1 kandidati të përbashkët dhe fitues. Ai u shpreh se diskutuan përiorganzimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit, të ndarë nga grupi i Rithemelimit. Për dështimin e negociatave, u shpreh se Rithemelimi donte t'i asimilonte me pretendimin se janë shumicë.

“Kryesia e PD mbajti qëndrim unanim në mbështetje të qëndrimeve të grupeve parlamentare të asaj kohe, të shtrirjeve të dorës të Bardhit si pikë kontakti me Palokën. Kryesia e mbështeti por tashmë do ecim me riorganizimin. Të premten do të kemi një mbledhje tjetër me kolegjin e kryetarëve në funksion të porganizimit dhe ecjes para për zgjedhjet lokale.

Kam qenë i pari ndoshta që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Dhe qëndrimi ynë ndoshta e mori frymëzimin nga sjellja e përfaqësuesve në Mirditë, ne jemi për 1 kandidat fitues, të demokratëve, të bazës dhe nëse shkojmë në zgjedhjet lokale, do duhet të shkojmë për të fituar.

Unë them  se kemi mbajtur qëndrim të thjeshtë, duke u bazuar që të mos ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. 1 kandidat dhe kjo është shumë e rëndësishme, 1 kandidat fitues që të jetë shëmbëlltyre e të gjithë publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Për këtë arsye besoj jeni në dijeni të asaj çka ishte oferta, Bardhi e bëri publike, për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues, 50% nga primaret, 50% nga sondazhet me një këshill politik me unanimitet. Besoj është mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do ishte për të asimiluar njërin grup nën pretendimin se janë shumicë, nuk çon te kandidati, por ideja fikse, hajde ti më njih mua. Kjo nuk shkon. Ne duhet t’i shërbejmë demokratëve, t’i japim komoditetin që të përballen me të keqen më të madhe”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

PD e ndarë në 14 maj, Alibeaj 3 orë mbledhje me Kryesinë: Rithemelimi synon asimilimin e grupit tonë me pretendimin se janë shumicë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari