PD e ndarë në 14 maj, Alibeaj 3 orë mbledhje me Kryesinë: Rithemelimi synon asimilimin e grupit tonë me pretendimin se janë shumicë

Pas kërcënimeve të Sali Berishës ndaj grupit të Alibeajt, kreu i grupit parlamentar të PD i është përgjigjur duke thënë se Rithemelimi donte t’i asimilonte me pretendimin se janë shumicë. Pas mbledhjes për 3 orë me 18 anëtarë të Kryesisë së PD, Enkelejd Alibeaj tregoi se fokus i diskutimeve ishin zgjedhjet e 14 majit dhe mënyra se si PD do të hyjë në zgjedhje, e ndarë nga Rithemelimi.

Ndonëse afati i fundit për aleancë parazgjedhore është 6 marsi 2023, nuk është gjetur dakordësi mes 2 grupimeve të PD. Alibeaj po cilësohet sikur po ndjek praktikën e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit, por kreu i grupit parlamentar të PD pretendon se një skenar i tillë nuk do të përsëritet. Në një mesazh të qartë për Sali Berishën, përsëriti sërish rëndësinë për të shkuar në zgjedhjet vendore 2023 me kandidat të përbashkët që do i sjellë fitoren. Ashtu si dje, kur u njoftua dështimi i negociatave, Alibeaj ka ende idenë se zgjidhja e duhur për bashkimin e PD është që kandidati të zgjidhet përmes mekanizmit 50% primare dhe 50% sondazhe, por pretendon se Rithemelimi ka kushtin që Sali Berisha të njihet si kryetar. Ndonëse kjo u mohua nga negociatori i Berishës, Edi Paloka, nuk u arrit gjuha e përbashkët mes palëve. 

Anëtarët e pranishëm në mbledhjen e sotme ishin: Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli, Fitim Zekthi, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Juela Hamati, Gazment Koduzi, Enkeljed Alibeaj, Jonila Godole, Roland Bejko dhe Kreshnik Çollaku. Mbledhja u mbajt në zyrën e degës nr.7 të PD. Të pranishëm online ishin: Flamur Hoxha, Agron Kapllanaj, Ori Nebiaj dhe Gent Gaba.

Takimi vjen një ditë pasi negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD. Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i Rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
Pse po ndiqni praktikën e Bashës? Alibeaj: Duam të mos ripërsëritet 6 marsi, por 'Rithemelimi' donte të na asimilonte me pretendimin se janë shumicë

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave për mbledhjen që mbajti për 3 orë me anëtarët e Kryesisë së PD duke thënë se vijojnë të mbështesin idenë e 1 kandidati të përbashkët dhe fitues. Ai u shpreh se diskutuan përiorganzimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit, të ndarë nga grupi i Rithemelimit. Për dështimin e negociatave, u shpreh se Rithemelimi donte t'i asimilonte me pretendimin se janë shumicë.

“Kryesia e PD mbajti qëndrim unanim në mbështetje të qëndrimeve të grupeve parlamentare të asaj kohe, të shtrirjeve të dorës të Bardhit si pikë kontakti me Palokën. Kryesia e mbështeti por tashmë do ecim me riorganizimin. Të premten do të kemi një mbledhje tjetër me kolegjin e kryetarëve në funksion të porganizimit dhe ecjes para për zgjedhjet lokale.

Kam qenë i pari ndoshta që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Dhe qëndrimi ynë ndoshta e mori frymëzimin nga sjellja e përfaqësuesve në Mirditë, ne jemi për 1 kandidat fitues, të demokratëve, të bazës dhe nëse shkojmë në zgjedhjet lokale, do duhet të shkojmë për të fituar.

Unë them  se kemi mbajtur qëndrim të thjeshtë, duke u bazuar që të mos ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. 1 kandidat dhe kjo është shumë e rëndësishme, 1 kandidat fitues që të jetë shëmbëlltyre e të gjithë publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Për këtë arsye besoj jeni në dijeni të asaj çka ishte oferta, Bardhi e bëri publike, për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues, 50% nga primaret, 50% nga sondazhet me një këshill politik me unanimitet. Besoj është mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do ishte për të asimiluar njërin grup nën pretendimin se janë shumicë, nuk çon te kandidati, por ideja fikse, hajde ti më njih mua. Kjo nuk shkon. Ne duhet t’i shërbejmë demokratëve, t’i japim komoditetin që të përballen me të keqen më të madhe”, tha Alibeaj.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 03/11/2022 10:34

    Si ka mundesi qe ne mbrojtjen tuaj dalin gjithmone patronazhistet e Rames dhe gazetat e Rames!

    Përgjigju
    • Lushka: 03/11/2022 11:35

      Hahahahahah pun pd gjell qensh ku u kantandis nje force politike me ne fund plasi kazani I qelbesirave... Pu pu pu sic thote edhe sovrani ketij kombi! Delenxhinj pa bari... Doni bashkiiiii!? Ore jeni ne vete ju cfare kerkoni vetem drita e uj mos kerkoni se do I fiki edi rama... Hahahah sallate Jo gallate ky komb...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë