Pse PR s'është në koalicion me Berishën? Mediu në ‘Kontrast’: Do ishim fiktivë, mbështesim kandidatët e ‘Primareve’! Ndarja në PD, për interesa individësh

‘Luftën’ brenda Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu e konsideron jo ndarje mes demokratëve por një ndarje të disa individë për interesa të ngushta. Sipas tij PD po del e ndarë në zgjedhje pasi nuk u arrit të dilej mbi këto interesa.

“Unë jam përpjekur deri në momentin e fundit që të gjendej një rrugë e përbashkët, kam punuar edhe me z. Alibeaj, edhe me z. Bardhi dhe deputetë të tjerë. Kam folur edhe Berishën, Nokën, Bylykbashin dhe kam parë që përplasja ishte kush është më i fortë dhe kush duhet të kishte Partinë Demokratike.  Të dyja palët janë të detyruara të bashkëpunojnë. Edhe nëse do të formohen dy parti ato do të jenë të detyruara më vonë, qoftë para zgjedhjeve, qoftë prapa, do t’u duhet të bashkëpunojnë”, tha Mediu i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga.

I pyetur se pse nuk është në një koalicion me Sali Berishën por është Meta, Mediu thotë se nëse do të kishte një listë me Berishën PR do të kishte pjesëmarrje fiktive në zgjedhje.

“Nuk është se nuk e kemi pasur këtë diskutim me z. Berisha por edhe me kolegë të tjerë. Ne kemi bërë propozimet tona. Gjatë gjithë kësaj kohë ne kemi folur gjithmonë se duhet një PD e bashkuar. PR do të ishte krejtësisht fiktive si pjesëmarrje në zgjedhje. Unë kam pasur bindjen se duhet të jetë një kryetar bashkie dhe sa më shumë lista për këshilltarë. Ne propozuam një formulë që PR të bëhej pjesë por ku dy PD të ishin bashkë. Në atë debat të brendshëm PR nuk mund të mbante një qëndrim. Ndarje nuk kishte të bënte me demokratët por me interesa elektorale. Edhe ndarjet më parë gjithmonë kanë sjellë fragmentarizëm opozitar. Ne do të mbështesim kandidatët për kryebashkiakë dhe do të kemi listën tonë”, u shpreh republikani Mediu.

Por sa i përket kandidatëve për kryebashkiaku kryetari i Partisë Republikane është i qartë. Ai thotë se ai do të mbështesë kandidatët e “Primareve’ duke thënë se në fakt këta kandidatë i mbështet edhe pala e Alibeajt.

“Z. Alibeaj, Bardhi dhe të gjithë po u bëjnë thirrje kandidatëve të ‘Primareve’ që të vijnë dhe të regjistrohen me siglën e PD. Pra, ata janë të gatshëm të votojnë këta kandidatë. Unë do të mbështes këta kandidatë se edhe vetë partia tjetër i pranon këta 61 kandidatë. Me Primaret është krijuar një proces”, u shpreh Mediu në ‘Kontrast’, duke shtuar se “ne kemi nevojë për një të djathtë të formatuar brenda vlerave të vërteta të së djathtës. Duhet identitet i qartë politik”

Në fund Mediu e kishte edhe një mesazh për Metën.

“Sikur PL të ishte jashtë do të ishte më mirë sepse do të ishte më e angazhuar në terren. Është një nga makineritë më të forta elektorale në vend. Kështu duket sikur e ka fituar në tryezë. Nëse të gjitha partitë opozitarë do të kishin të gjithë kandidatë, do ishte një armatë njerëzish”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Lorenc Vangjeli: Palët në PD si triumf shohin vetëm humbjen e palës tjetër! Ilir Meta hyn në zgjedhje me risk zero dhe fitim maksimal

 

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se Ilir Meta me koalicion me Berishën në këto zgjedhje jep me qira partinë e tij dhe praktikisht hyn më 14 maj vetëm për të përfituar. Në ‘Kontrast’ Vangjeli u shpreh se palët në Partinë Demokratike shohin se triumf të tyrin humbjen e palës tjetër.

“Janë palë se si triumf llogaritin vetëm humbjen e të ngjashmit të vet, pra palës tjetër. Përplasja është krejtësisht bipolare. Ilir Meta i cili ka qenë ‘i tretë i artë’ në këtë histori në këto zgjedhje hyn me risk zero duke dhënë me qira dhe me fitim maksimal sepse zgjeron bazën e partisë së tij për përfitim në funksion të së ardhmes”, tha Vangjeli.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cesku: 20/03/2023 15:56

    Akoma nuk eshte arestuar ky vrasesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja