Pse preket Franca nga një fjalë?!

Pse preket Franca nga një fjalë?!

Edi Rama dhe Ambasada franceze

Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë kur të gjithë i kanë nervat jashtë.

Ambasada e Francës në Tiranë, përmes një deklarate,  u shfaq me një nervozizëm të rrallë, aq sa nuk i shkon finesës së kulturës franceze. Nuk ka ndodhur që diplomacia franceze t’i drejtohet brutalisht kryeministrit të vendit ku ka selinë, duke përdorur klishenë e vjetër: ‘sulmon Francën’. Rrallë, madje edhe në kohë luftërash.

Por edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e preku Francën në plagë kur tha se do të bënte mirë ‘t’i kishte dhënë disa vaksina’ për vendet e Ballkanit, në vend që i ‘mban aty stock’.

Këtu e lidhi të drejtën Franca dhe vetë ambasada që t’i hidhej në grykë Tiranës.

E si të mos i hipte gjaku në kokë?

Franca e madhe, e kulturës dhe artit, e Lui Pasterit (Louis Pasteur), e qytetërimit, e urtësisë, e mbretërve më gjakatarë…, përballohet sot me luftën e fundit botërore, që është lufta kundër pandemisë; por kësaj here përballet në një nivel mizerabël. Mes shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB, Franca është i vetmi vend që nuk ka zhvilluar akoma asnjë vaksinë kundër koronavirusit. Ndërsa shtetet e tjerë ortake në KS, kanë këto rekorde: Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar dy vaksina; Mbretëria e Bashkuar- një vaksinë; Rusia- një vaksinë; ndërsa Franca zero.

Ky ishte momenti kur kryeministri i një vendi të vogël këtu në Ballkan nuk kishte pse përmendte ‘të mbyturin në atë shtëpi’ botërore!

A po dështon vetëm Franca, apo vetë Unioni ndodhet para një dështimi?

Vetë Macron, është ‘mbreti’ në jug të kontinentit që ka marrë mbi shpatulla: o arritjet o dështimet e Unionit Evropian. Kjo është ‘pagesa’ që po ndjen tani Franca, e cila- sipas mediave në kontinent- Franca është kthyer në ‘tallje të Evropës’ përballë pandemisë. BE, që i jep shumë kosto qeverisë së Macron, ndodhet para disa dështimeve në rolin e saj të ‘liderit’ kundër pandemisë. Në këto momente, bash për këtë arsye, Franca i ka ‘nervat jashtë’, dhe ‘gabimi’ i Edi Ramës ishte pse e preku.

Ja edhe dështimet e Unionit, që rëndojnë më së shumti Parisin:

Performanca e Brukselit mbi prokurimin e vaksinave është e ulët, edhe pse po bëhen disa manovra për ta mbuluar situatën. Për shembull, BE tregon shifra entuziaste mbi prokurimin e vaksinave, por që të nesërmen e asaj dite deklarative, lëviz datat e dorëzimit nga sot në një afat që nuk dihet. Vaksinë nuk ka, vetëm shifra. Media e ‘mere fact’ në shtetet e Evropës po dëshmon se ‘burokracia e rënduar e BE’ po vendos vetëm baste dhe, akoma më zi, misionin e vaksinës e ka bazuar më shumë në politikë se në mjekësi.  Francezët dështuan me vaksinën e tyre Sanofi (në fakt nuk është vetëm e tyre por është Sanofi-GSK, ndërmarrje franko britanike). Megjithëse mori porosi në një masë prej 300 milionë dozash, Sanofi- GSK, nuk mund ta japë këtë sasi para fundit të vitit 2021. Për këtë shkak, ka mbetur ‘në baltë’ në radhë të parë Gjermania- pika më e lartë e BE. Shteti gjerman, pas falimentit të vaksinës franceze, u detyrua të negociojë marrëveshje direkte me BioNTech për 30 milionë  doza. Edhe një anëtar tjetër i BE, Qipro, u detyrua të negociojë direkt me Izraelin për vaksinën… Ku mbeti, atëherë,  Brukseli, që në fakt në këtë rast mund të quhet ‘Macroni i Francës’?! Shtetet anëtare u hallakatën secili për vete.

Atëherë a nuk i paska Franca nervat të hapura?

Franca e gjendur para disa dështimeve, tash po kapërcen nëpër degët e veta të madhështisë dhe politikës ‘zëmadhe’, duke harruar luftën e ditës. Veç vaksinës, Franca ndodhet në radhët e para të shteteve me borxh të lartë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse Greqia për vitin 2020 e kishte shifrën më të lartë, 205,2 për qind; Franca është në vend të tretë me 122 për qind të borxhit.

Atëherë, me çfarë do të mbushet ‘gropa’ në Paris?

Presidenti Macron ka menduar ta mbushë me politikë dhe lavdi. Vijën e lavdisë e nisi që në mbarim të vitit 2019, duke e shpallur vitin 2020 si ‘Viti i De Golit’, 50 vjet pas vdekjes së tij. Por kjo nuk e çoi askund gjatë vitit 2020, aq më tepër që De Gol është fytyra e potencialeve ekonomike e ushtarake dhe Franca e sotme jo. Atëherë presidenti francez ‘i ra vizë De Golit’ dhe nisi vitin 2021 me parullën ‘2021, Vit i Miteranit’, edhe ky, një një president tjetër i lavdishëm francez. Por në fund të vitit nuk u duk asnjë shenjë nga trashëgimia e Miteranit, as ulja e papunësisë, as ulja e borxhit kombëtar, as rritja ekonomike. Pas dështimeve me ‘De Gol’ dhe me ‘Miteran’, presidenti Macron u kap pas paraardhësit tjetër, Zhiskar Desten (Valéry Giscard d’Estaing), i quajtur edhe ‘babai i BE’. Ky ka vdekur para një muaji e ca, dhe u varros në heshtje- sipas dëshirës së tij. Por Macron ka vendosur ta fshijë atë dëshirë; në 2 shkurt ka shpallur se do të rindezë axhendën e d’Estaing mbi projektin BE. Me këtë po i bën një nder vetes.

Por a do ta nxjerrë tutje Francën anija e instrumentalizimit të historisë? Këtu është puna. Në janar të 2022 Franca merr kryesimin e BE, ndërkohë është edhe viti kur Macron përballet me zgjedhjet e reja presidenciale…

Prandaj janë nervat të zbuluara.

Në këtë  betejë kundër pandemisë si virusit, çuditërisht, Franca nuk e prek fare lavdinë e Lui Paster (Louis Pasteur), mikrobiologjisti i famshëm francez, që zbuloi vaksinën e antrakseve. Ka shumë pikëpyetje para se të shkojmë te nervozizmi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frrokcu: 21/01/2021 08:12

    O Frrok , mos ja lepi k* kaq shume edit , ler ca per kta te tjeret

    Përgjigju
  • beni: 20/01/2021 14:34

    ik po rrok palla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh