Ditën e kaluar qarkulloi në të gjitha mediat lajmi se Selena Gomez ëhstë shtruar në një spital psikiatrik. E gjitha kjo erdhi si pasojë e problemeve që këngëtarja pësoi në shëndetin mendor.
Mirëpo një burim pranë Sel ka zbuluar më tej mbi këtë ngjarje. ‘Ajo është gjithë kohës shumë e mirë, e mendueshme dhe ndihet përgjegjëse për shumë persona të tjerë. Kështu ka qenë që në moshë të vogël. Mbi të është ushtruar shumë presion. Është e ndjeshme dhe nuk e përballon dot tani stresin e mediave dhe të gazetarëve, të cilët e pyesin për gjëra që ajo nuk do t’i komentojë,"- është shprehurburimi për “US”.
Ditën e mërkurë u raportua se Gomez është shtruar në spital dy herë brenda pak javëve. Mediat shkruajnë se javën e fundit të shtatorit Selena ishte shumë e shqetësuar për shkak të ndryshimeve të mëdha në organizëm dhe rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut. Kjo ka ardhur si pasojë e transplantit të veshkës.

Komente

