Pse qet shkelma?

Pse qet shkelma?

1. Po thua që drafti i Lajçakut për Asociacionin të ka pëlqyer, por nuk pranon ta dërgosh në Gjykatën Kushtetuese, sepse Serbia nuk e ka nënshkruar.

Sa je i madh e ke gabim.

Pikërisht që nuk pranon Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen, domethënë mirë është për ty....

Pse e lidh Asociacionin me Serbinë?

2. Perëndimi e sheh Asociacionin si punë të brendshme të Kosovës, ndërsa ti ke kërkuar që  Asociacioni të bëhet pjesë e marrëveshjes me Serbinë, si kusht për njohje të Kosovës nga Serbia. 

Pra, ti nuk e trajton Asociacionin si çështje të Kosovës, por si çështje të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.

Gabim e ke.

Unë të pyes: Pse pranon që t'ia japësh Serbisë Asociacionin (me kusht që Serbia të pranon shtet), e nuk ia plotëson kushtin e njëjtë Këshillit të Evropës (për t'u pranuar në Këshillin e Evropës).

Pse për ty më i rëndësishëm është pranimi i Kosovës nga Serbia se sa pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës!

- Përgjigju vetes se unë e di pse!

3. Nëse e çon draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, e plotëson kushtin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa e paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Nëse për shembull Gjykatës s'do t'i 'pëlqente' as ky lloj Asociacioni, ti s'do të humbje asgjë, e do ta fitoje Këshillin e Evropës.

4. Insistimi yt që Asociacioni të jetë kusht mes teje e Serbisë, duhet të analizohet. 

Nëse je i bindur se Asociacioni është gabim - mos e bëj.

Ama ta materializosh, ta bësh një gabim të pandreçshëm  (Asociacionin) për një njohje nga Serbia, që kur do të çnjeh, është gabimi më i madh.

5. Garancia që ia keni dërguar Këshillit të Evropës bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin (se do ta bëni Asociacionin) është pranim i kushtit, veçse pranim në mënyrë të pamençur dhe primitive.

Atë që e di se do ta bësh - bëje.

S'ka Asociacion të mirë, këtë ta garantoj.

Kështu qe, shtyrjen e zgjidhjes së problemit e bën veç në dëmin tënd.

6. Pse asnjë punë nuk e bën pa qit shkelma!

Ata 500 këshilltarët që i ke, m'i pá - a i njeh!

Asnjërit prej tyre, kurrë asnjëherë, një fjalë për këtë vend nuk u ka shpëtuar nga goja! 

Një tufë që marrin paga badihava pa e folur asnjë fjalë.

Besa njërën e pashë një ditë grindej në shesh me njërën me zë të lartë...!

7. Asaj që i tutësh - të ndodh.

P.S. Tërë jetën ligjëroi kundër pasionit dhe kundër ndjenjave, stoiku Chrysippus e shkroi edhe librin kundër pasioneve.

Por, vdiq duke qeshur kur e pa majmunin duke hëngër fik...!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat