Sali Berisha e ka një arsye se pse sipas tij Kryeministri Rama nuk kishte marrë asnjë përfaqësues në Brukel, në hapjen historike të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas tij gjithçka pasi Rama ka frikë.

“Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës”, ka shkruar Berisha sot, teksa ka publikuar edhe përgjigjen e Ramës.

Por në fakt Kryeministri, teksa u pyet dje për faktin se asnjë opozitar nuk ishte në delegacion tha se: ‘Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës.’