As Kina komuniste s’akuzon Amerikën, sa Berisha-Ramën për Coronavirusin

As Kina komuniste s’akuzon Amerikën, sa Berisha-Ramën për Coronavirusin

Prej 3 ditësh kam kërkuar në mbi 50 farmaci në Berlin dhe nuk munda të gjej, as maska anti-virus dhe as dizinfektat për duart.

Ndoshta s’do e besoni por as dizinfektat duarsh nuk gjej dot as në farmaci dhe as në Drug Store.
Kam kërkuar në çdo supermarket Rosmman ose DM dhe askund nuk gjen. Kjo situatë nuk është vetëm në Berlin por dhe Hamburg, Köln, Bremen, Stutgart etj
Në mbrëmje unë i ndjek lajmet në disa gjuhë të botës nga Gjermania deri në Amerikë.

Sigurisht krye-lajmi ditës është coronavirus.
Nga një vëzhgim i thjesht Shqipëria bën dallim nga gjithë bota dhe duket qartazi që virusi nuk po i rrezikon veç prekjen e mushkrive por dhe trurin e popullatës dhe politikës për këto arsye:
1- Askund as në Europë, as në Amerikë, as në Azi, as në Afrikë..... në asnjë shtet nuk del kryetari opozitës apo ish-kryeminsitri dhe të bëjnë koferenca shtypi 24 orë për coronavirus.
2- Në asnjë shtet të botēs nuk presin që nga corona virusi të bjerë qeveria dhe të bëhet rotacioni. 
Rama duhet të bjerë dhe largohet për 1000 arsye por jo për coronavirus
3- Në asnjë vend të botës nuk shajnë dhe mallkojnë nëpër blogje dhe komente si shqiptarët në facebook kur diskutohet Coronavirusi
4- Në asnjë shtet të botës nuk revoltohen njerëzit me shtetin për mungesën e maskave për një virus që as SHBA nuk po e përballon dot. Ka 12 milion maska dhe minimalisht i duhen për 300 milion banorë po të llogarisim minimalisht 1 mask për person.
5- Asnjë gjerman nuk akuzon Merkel per hapje paniku që deklaroi dje se 70% e gjermanve do infektohen nga virusi
6- Asnjë televizion në botë nuk lidhet LIVE me pacientët nga karantina siç bëjnë televizionet shqiptare!l,
7- Asnjë komb në botë nuk del xhiro dhe pi raki klubeve kur shteti e shpall pushim dhe karantin të përgjithshme. Milano boshatiset, ndërsa parku rinia dhe liqeni Tiranës popullohen si dita e piknikut në 1 Maj.
8- Asnjë politikan në botë nuk hedh video satirike dhe Fake Neës si Sali Berisha me vallen e mjekve iranian në një ditë dhe me një ngjarje që po shndërrohet në apokalips bakterial botëror.
9- Asnjë komb në botë nuk e merr me kaq, cinizëm dhe shaka luftën kundër pandemisë botërore si shqiptarët që reklamojnë “rakinë e Skraparit” ai vaksinë anti-virus.
10- Asnjë shtet në botë nuk po debaton politikisht mbi coronavirusin sa Shqipëria.

As Kina nuk akuzon Amerikën, sa Berisha akuzon Ramën për coronavirusin.

Fundja s’kemi ç’presim nga populli, kur dy “kokat e mëdha” që na drejtojnë nuk vlejnë as sa dy maska.
Ka ardhur koha për ti shitur si paketë okazion të dy maskat shqiptare.
1- Maska e Ramës e skaduar prej vitesh dhe që është një përdorimshme
2- Maska me surratin e Bashës e cila është e përjetshme dhe shumë përdorimshe.

Gjithsesi, objektivi parandalues i dy prezervativëve nuk varet nga afati por nga madhēsia. Brenda tyre ndodhet truri i mijëra shqiptarve që është prekur rëndë nga politizimi viral që ka 30 vjet që qarkullon në gjithë kapilarët dhe gjakun shqiptar!
Mushkritë e tyre mund të mbrohen nga Coronavirusi por truri i tyre s’ka më as shërim dhe as shpëtim.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • birce: 11/03/2020 22:24

    Prandaj ne jemi vendi me i humbur ne Evrope se dominon politika komuniste e Sali shpellarit dhe e shpellareve te tjere qe i shkojne mbrapa. Zoti Spahiu ju jeni nje intelektual me intergritet te larte dhe kete e keni treguar ne postet qe keni pasur por sot ne vendin tone njerez te tille nuk ju pelqejne atyre qe dominojne dhe udheheqin partite me unin e Enverit, shembulli tipik Sali krimineli....

    Përgjigju
  • O Berish: 11/03/2020 22:02

    Kina ta befte Sheqeren

    Përgjigju
  • NIK: 11/03/2020 16:28

    DESHIRA E SALI BERISHES ESHT QE SHQIPTARET TE VDESIN E SHQIPERIA TE NDAHET NE DYSH DHE VERIU TI SHKOJ SERBIS DHE JUGU GREQIS. NESE KA ZOT SALI BERISHA DO TE PREKET NGA KORONA VIRUSI.

    Përgjigju
    • kosovari: 14/03/2020 16:46

      Sali berishes dhe se eshte koqe gomarit ,duhet ti thoni fm, do ishm akome me te pjellet e enverit,mose haroni vitet 90 .

    • Ceco me bixhak: 11/03/2020 18:22

      Deshira e shqiptareve eshte qe Berisha te piqet ne hell ose te ripet i gjalle me bichaj dhe ti hidhet kripe deti ne trup

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani