Baze: Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?

Baze: Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?

Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para një Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me pretendimin e shumicës, se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke e përdorur postin që mban për qëllimet politike të opozitës dhe destabilizimin e vendit, duke u përpjekur të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe duke futur vendin në kaos.

Ballafaqimi me Presidentin dhe pyetjet ndaj tij, nuk vlejnë për të konstatuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi ajo është konsumuar në sytë e të gjithëve, por vlen më shumë për të kuptuar vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.

Nga kjo varet shumë jo aq fati i Ilir Metës, por serioziteti me të cilin shumica, duhet të mbrojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, nuk është thjeshtë një trill i shumicës dhe as një kokëfortësi për të mos respektuar Presidentin. 

Me aktin politik të çdekretimit të 30 Qershorit, Ilir Meta tentoi t’u heqë të drejtën shqiptarëve të zgjedhin dhe të zgjidhen, duke u hequr një nga të drejtat e tyre themelore në demokraci. 

Akti i tij politik futi në rrugë pa krye procesin zgjedhor, duke e përdorur kompetencën e tij formale të caktimit të datës, si një mekanizëm lufte politike që ndau vendin. 

Ai e poshtëroi misionin kushtetutes të Presidentit në gërmë dhe në frymë, duke ndezur flakët e një lufte civile dhe duke përdorur postin e tij, jo si simbol i unitetit kombëtar, por si simbol i luftëtarit të përçarjes kombëtare.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, është një triumf mbi të keqen dhe një çmontim i strategjisë së luftës civile në vend, për nevoja tërësisht politike të opozitës që udhëheq presidenti Ilir Meta. 

Merita e shumicës nuk është se zgjodhi 61 kryetarë bashkie më 30 Qershor, por se zgjodhi të mos fuste shqiptarët në një luftë vëllavrasjeje për shkak të Ilir Metës.

Tani pas 30 Qershorit qëndrimi ndaj Ilir Metës vlen për të kuptuar, nëse shumica e bëri 30 Qershorin për të marrë bashkitë apo për të shpëtuar vendin nga ndarja dhe lufta civile.

Nëse socialistët përpiqen të bëjnë kompromis me Ilir Metën, ata nuk kanë më asnjë të drejtë më 30 Qershorin dhe betejën politike për ta mbrojtur atë.

Serioziteti me të cilin ata duhet ta trajtojnë Ilir Metën, si një njeri që ka marrë peng zyrën e Presidentit të Shqipërisë, duke e përdorur atë kundër unitetit kombëtar, paqes sociale dhe të drejtës së shqiptarëve për të votuar, do të tregojë shumë, nëse 30 Qershori ishte një betejë për këto vlera, apo për 61 Bashki.

Nuk ka rëndësi pastaj çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetuese. Rëndësi ka që socialistët të tregojnë se nuk zgjodhën të mbrojnë një datë më 30 Qershor, por historinë e shtetit shqiptar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë