Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë përgjigjes së pyetjeve të deputetit të PL-së Tedi Blushi, se pse SPAK e shmangu BKH dhe i la dorë të lirë policisë, në rastin e arrestimit të presidentit të PL-së Ilir Meta, tha se ekzekutimi i masave është përgjegjësi e Policisë së Shtetit.
“Sepse Policia e Shtetit, është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë’, tha Dumani.
Ndërsa sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.
“Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative dhe e qartë që nuk mund ta hetojmë ne atë vepër penale, por edhe subjektet e veprës penale nuk janë në kompetencë të SPAK’, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Dumani pyetet për Ballukun: Çështje në hetim! 71 persona në ‘sitën’ e SPAK për 3 inceneratorët! Unë nuk dorëzohem, s’ka të paprekshëm (VIDEO)











