Pse të dëbuan nga Italia? Valdrin Pjetri i përgjigjet PD-së: Jam i hapur për verifikime

SHKODER-Kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri ka reaguar për herë të parë pas akuzave të PD-së dhe kërkesës që selia blu dërgoi në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit. I kontaktuar në telefon nga gazetari i Report Tv Ergys Kavaja, Valdrin Pjetri thekson se pas verifikimit të prokurorisë do të ketë një përgjigje për PD-në.

"U njoha nëpërmjet kërkesës së Bardhit i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”. Sigurisht që jam i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi  “Indicie Publike”. Askush më mirë se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së  z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të partisë Demokratike" tha ai.

Gazment Bardhi u shpreh sot se Pjetri ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me radhë dhe pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime? "Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me radhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime? Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij. Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë" shkruan ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 04/08/2019 15:19

    Pushoni se flet Torja...Tore B...

    Përgjigju
  • Axd: 04/08/2019 01:00

    I paster ishte(per publikun dhe ps)etj dhe ish kryebashkiaku I kavajes,e sakte do ishte nje prononcim/certifikate per vepra penale e ambasades italiane.

    Përgjigju
  • redi: 03/08/2019 16:02

    Nen petkun e indicieve publike zonja Bardhi ben nje padi kunder Pjetrit. Para se te vinte kandidaturen per kryetar bashkie ,Pjetri ka marre vertetim per padtertine e figures se tij ? Nese po ,kjo eshte pergjigja me mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë