Pesë burra u arrestuan në Gjermani, të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh.
Tre nga të arrestuarit janë marokenë, ndërsa të tjerët një egjiptian dhe një sirian. Prokurorët thanë se egjiptiani 56-vjeçar dyshohet se ka bërë thirrje për të sulmuar me automjet. Qëllimi i tij ishte të vriste ose plagoste sa më shumë njerëz në treg.
Marokenët dyshohet se kanë rënë dakord për të kryer sulmin. Autoritetet gjermane nuk zbuluan se cili treg do të ishte shënjestra ose data e sulmit.
Ata besojnë se objektivi ishte një treg në zonën Dingolfing-Landau, në verilindje të Mynihut. Pesë të dyshuarit u paraqitën para gjykatës dhe mbetën në paraburgim.
Tregjet e Krishtlindjeve janë atraksione të njohura që tërheqin turmë të madhe dhe turizëm. Siguria në këto evente është forcuar që nga sulmi me kamion në Berlin në vitin 2016, ku humbën jetën 12 persona.
Komente








