Kreu i PD, Sali Berisha u zu ngushtë nga pyetjet për refuzimin e fletëthirrjeve të SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit. Kur u pyet nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi se përse u fshinë serverat e kryeministrisë nga ku u qëllua me plumbat që vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, Berisha ia faturoi fajin Gardës së Republikës, teksa tha se kryeministria nuk i ka serverat për vëzhgimin por Garda.
Madje, për t’u justifikuar më tej, ai tha se Garda ka një zyrë të veten në çdo institucion dhe se është ajo që e ka serverin e pamjeve. Në një moment, ai shihet i hutuar pasi u “bombardua” me pyetjet për 21 janarin.
Pjesë nga diskutimi:
Pse u fshinë serverat zoti Berisha? A iu njoftuan sot për t’u paraqitur për 21 janarin…
Berisha: Një minutë se po më bëni shumë pyetje?
Pse u fshinë serverat e kryeministrisë, keni ndonjë koment për këtë?
Berisha: Kush? Asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka patur si kryeministri asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse Garda ka patur serverin aty, është punë tjetër. Garda në kryeministri, presidencë, ministri e kudo ka një zyrë të veten. Kanë pësipër siguri, dhe çfarë mbajnë aty është punë e tyre dhe jo e të tjerëve.
Ju nuk keni dijeni se janë fshirë pamjet e kamerave të kryeministrisë.
Berisha: Çfarë ka ndodhur është hetuar, është hetim i plotë dhe i bërë vite dhe ka dënime përkatëse. Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë
Ja po thirreni tani…
Berisha: Urdhro? Edhe unë do të jap çfarë di unë.
Lajmi kryesor:
Berisha shkoi për aferën 'Partizani', SPAK i lë në dorë fletëthirrjen e tretë për '21 Janarin'! Do paraqitet të mërkurën












