TIRANË- Sali Berisha nuk mundi të shmangë këtë herë fletëthirrjen e SPAK për të dëshmuar mbi vrasjen e katër protestuesve në bulevard më 21 janar të 2011. Tre ditë pasi refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme me pretendimet se nuk kishte asnjë dijeni për fletëthirrjen, tashmë SPAK ia ka dorëzuar Berishës njoftimin në dorë, kur ai u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Thirrjen e pohoi indirekt edhe para gazetarëve.
"Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim. Ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua", tha Berisha.
Report Tv mësoi përmes burimeve se SPAK i ka kërkuar Berishës që të paraqitet të premten, por ish-kryeministri kishte kërkuar përmes avokatit të tij të caktohej një datë tjetër, me argumentin se më datë 21 nëntor do jetë jashtë shtetit. Kështu, mësohet se SPAK ka caktuar të mërkurën ora 09:00, ditën kur ish-kryeministri duhet të paraqitet përballë prokurorit Alfred Shehu për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni.
Pasi doli nga SPAK, Berisha vijoi të insistojë se nuk ka pasur dijeni për fletëthirrjen, ndonëse njoftimi i dytë i ishte dorëzuar në 3 adresa. Ai pretendon se deri më sot, SPAK nuk ia kishte dorëzuar fletëthirrjen personalisht, ndërsa vijoi piruetat duke thënë se nuk e përdor emailin ku SPAK i tha se i dorëzoi thirrjen për 21 janarin.
“Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.
Sulmet nuk i kurseu ndaj Altin Dumanit, duke e akuzuar se gjithçka ishte një sajesë e tij me qëllim që të hiqej vëmendja nga vjedhja tek Tuneli i Llogarasë.
“Mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferë e tmerrshme të Edi Ramës dhe lubi ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës sime në SKAP për tu pyetur si njeri që ka dijeni për 21 janarin. Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që isha në zyrat e SKAP-t, donte jo njoftimin tim, por donte që mercenarë, lakej të qeverisë në media të hapnin studiot televizive jo me lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre në Tunelin e Llogarasë, por se e ftuam, se ftuam, nuk erdhi”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u zu ngushtë nga pyetja e Report Tv për fshirjen e serverëve të Kryeministrisë, duke e kaluar përgjegjësinë tek garda.
Pse u fshinë serverat e kryeministrisë, keni ndonjë koment për këtë?
Berisha: Kush? Asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka patur si kryeministri asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse Garda ka patur serverin aty, është punë tjetër. Garda në kryeministri, presidencë, ministri e kudo ka një zyrë të veten. Kanë përsipër siguri, dhe çfarë mbajnë aty është punë e tyre dhe jo e të tjerëve.
Më 14 nëntor Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për të dëshmuar për vrasjen e 4 protestuesve para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011. SPAK thotë njerëzit e tij e kanë refuzuar të marrin fletëthirrjet e firmosura nga prokurori Alfred Shehu që prej datës 3 nëntor. Nëse kreu i PD refuzon edhe fletëthirrjen e tretë, ai shoqërohet nga Policia. Më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Dosja 21 janari
SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.
Kreu i PD, Sali Berisha u zu ngushtë nga pyetjet për refuzimin e fletëthirrjeve të SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit. Kur u pyet nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi se përse u fshinë serverat e kryeministrisë nga ku u qëllua me plumbat që vranë 4 protestuesit më 21 janar 2011, Berisha ia faturoi fajin Gardës së Republikës, teksa tha se kryeministria nuk i ka serverat për vëzhgimin por Garda.
Madje, për t’u justifikuar më tej, ai tha se Garda ka një zyrë të veten në çdo institucion dhe se është ajo që e ka serverin e pamjeve. Në një moment, ai shihet i hutuar pasi u “bombardua” me pyetjet për 21 janarin.
Pjesë nga diskutimi:
Pse u fshinë serverat zoti Berisha? A iu njoftuan sot për t’u paraqitur për 21 janarin…
Berisha: Një minutë se po më bëni shumë pyetje?
Pse u fshinë serverat e kryeministrisë, keni ndonjë koment për këtë?
Berisha: Kush? Asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka patur si kryeministri asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse Garda ka patur serverin aty, është punë tjetër. Garda në kryeministri, presidencë, ministri e kudo ka një zyrë të veten. Kanë pësipër siguri, dhe çfarë mbajnë aty është punë e tyre dhe jo e të tjerëve.
Ju nuk keni dijeni se janë fshirë pamjet e kamerave të kryeministrisë.
Berisha: Çfarë ka ndodhur është hetuar, është hetim i plotë dhe i bërë vite dhe ka dënime përkatëse. Kështu që unë nuk jam thirrur asnjëherë
Ja po thirreni tani…
Berisha: Urdhro? Edhe unë do të jap çfarë di unë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para godinës së SPAK ku u paraqit për masën detyrim paraqitje për aferën Partizani, pretendoi sërish se nuk është thirur asnjëherë në Prokurorinë e Posaçme pasi kanë frikë nga dëshmia e tij. Ndërsa SPAK-ut ia ka refuzuar dy herë thirrjen, ai vijoi sërish duke thënë se do të shkojë nëse do të thirret.
“Si i besonit Troplinit, pse ju i besoni. Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Ai le të provojë se e ka sjellë, nëse e ka sjellë nuk e mohoj. Njëherë më thoni gr parlamentar, njëherë Peleshi. Po të vësh dorën në zjarr për peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë për çdo thirrje në cdo gjykatë e prokurori të Tiranës e kudo unë paraqitem. Është lig ji pandryshuar i jetës time, jam paraqitur dhe paraqitem. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok, madje për temën plotësisht ndonëse është temë dhe dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, e egër publikë të Berishës, e dini vetë ju siç ka qenë Ina Rama. Për këtë temë, e cila është hetuar, nëse do isha thirrur 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrur sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia. “, tha Berisha.
I pyetur nëse ka ndonjë përgjegjësi për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur pasi ishte kryeministër në atë kohë, ai tha:
“Tani siç më dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë cështje Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë, as njëherë të vetme. Kanë biseduar me mua të huaj dhe nuk ka thirrur prokuroria e shtetit asnjëherë sepse kanë patur frikë nga dëshmitë e mia, sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme…se PS kishte agjendë dhune. Cilido që e hap në sekuencat më minimale sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, plumba në dritaret e ndërtesës, xhama të thyer e gurë, automjete që dua të thyejnë derën. Kjo ishte protesta më e dhunshme në vend dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte axhendë dhune. Në rast se do të isha thirrur, absolutisht do të kisha shkuar. Unë jam unë, por janë ata që s’më kanë thirrur.”, tha Berisha.
Komente













Specialistet e komenteve na thane qe SPAK nuk mund tja jepte fletethirrjen ne dore kur ky te paraqitej ne SPAK pasi eshte kunder ligjit.
Përgjigju"Jam Salih Vuk Berisha une, o budallenj, me mbron agjentura e fshehte serbo-greko-ruse ne Shqiperi, o budallenj!
PërgjigjuO Tirons a di me lexu ti ? Po a e lexon ti artikullin qē ja kan dhēn nē dor flet thirje. Prandaj plaku mere ēshtē tērbuar e gērthet si ujku plagosur Irena, Irena qē Irena gjoka dhe nē gjum i del kēti plaku bastard Sali Bajga
PërgjigjuTani qē ta RRASĒN o Sali Bajga letrēn e 21 Janarit bēhu gati pēr te 7 penxheret mor plak kriminel i flliqur. Qē i je qepur Shqipris si muti mbas kpucēs. Pty o rac e pisēt rac maloku anti shqiptar.
PërgjigjuHala ashte ky ne politike , ky po behet me i vjeter se dinosauret mor aman
PërgjigjuOre jan ne terezi keta qe dergojn flet thirrje saliut ?po nga saliu dridhet amerika e jo spaku..trim mbi trimat sala eshte saliu pastaj vin skenderbeu e te tjeret me radh..
PërgjigjuEc aty SALA futja pak miqve te tu vec ti qendro i paster..
Pse nuk ja jep SPAK flete-thirrjen ne dore Sali Berishes? E kane atje, tja japin, ti marrin dhe firmen dhe ti bien shkurt duke kursyer leket e postes. Ne fund te fundit ska ligj qe e ndalon tja japesh thirrjen ne Spak. Shkurt.Qarte. Dhe paster pa gabime.
PërgjigjuKanë pratikë të përcaktuar në SPAK, nuk mund të dalin nga protokolli, përndryshe akuzohen për korrupsion, o më keq akoma.