Pse u përçanë artistët dhe a do mundet Lëvizja e Teatrit t’i mobilizojë njerëzit?!

Pse u përçanë artistët dhe a do mundet Lëvizja e Teatrit t’i mobilizojë njerëzit?!

Njerëzit që u gdhinë më 17 maj me shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar nuk kishin kohë të bënin përsiatje për atë që ndodhi me komunitetin e njerëzve që mëtonin se e mbronin teatrin. Dhe, protagonistët e tjerë. Para syve u shemb një pjesë e historisë së qytetit, u prish një simbolikë me të cilin lidheshin kujtime të pashlyeshme, por nga ana tjetër mori fund edhe makthi i gjatë i apatisë së një institucioni, që duket se e përçau keqazi jetën social-kulturore të vendit.

Në fakt, sherret mes artistëve thjesht u rigjallëruan me Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit dhe të gjithë veprimtarinë e tyre të 27 muajve të fundit. Ato kulmuan gati 20 vite më parë me protestën e artistëve, kundër Reformës që inincioi Ministri i Kulturës së asaj kohe Edi Rama dhe kryeministri i vendit Ilir Meta, i cili e mbështeti. Asokohe, pas javësh protesta deri në grevë urie ajo u fashit nga përçarja e artistëve dhe më shumë nga të gjitha: nga konjukturat, që i futi në qorrsokak komunitetin e artistëve të TOB-it dhe TK-së. Një situatë pothuaj e ngjashme por në kushte të tjera u rilind gati tre vjet më parë, kur sheshi i brendshëm i teatrit, i kthyer në atë që quhej “Sheshi i Lirisë”, bëri vend për protestues të ndryshëm, që lidheshin apo jo për çështjen e teatrit me një mision të bukur: Mos prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar! Ashtu si ndodh me turmat, dëgjoje lloj-lloj patetikësh, por edhe shumë intelektualë që shpalosën idetë e tyre. Gjithsesi, pak nga pak, podiumi i tyre filloi të kthehej në një burim krediti: Cili ta pushtonte dhe kush të bëhej më i njohur?!

Partitë nuhatën menjëherë interesat dhe protagonizmin e tyre. Qetësisht u larguan një pjesë e artistëve, që edhe sot e kësaj dite mbrojnë kauzën tashmë të humbur të godinës. Ndërkohë autoritetet bënë dëgjesat që degjeneruan, kurse pak nga pak artistët ishin ndarë për të mos u bashkuar më. Ndrenika, Derhemi, Trebicka, Imami, etj., që kishin qenë në ballë do të shmangeshin të bindur nga qeveria se për teatrin do bëhej më e mira. Pas vete morën një mal me mallkime dhe ofendime që vazhdojnë ende, por edhe mëdyshimin e kthesës së tyre.

Ndërkohë projekti i thënë dhe i premtuar nuk ishte gati, porse kjo i dha karburant një lëvizje që po përvijohej dhe jo rrallë herë artikulonte dhe mesazhe politike. Lëvizja për mbrojtjen për teatrin përvijoi shumë emra si vëllezërit Budina, që vazhdojnë ende, shkrimtarin Rudi Erebara, regjizorin Kastriot Çipi, Neritan Liçajn, Andi Tepelenën, Diana Kavajën, etj. Pak nga pak filluan të ndahen dhe presioni i njërit grup mbi tjetrin ishte se cili do kapte podiumin, por edhe protagonizmin. Në fakt, grupi i Çipit dhe Tepelenës, mbrojtësit më me argumenta të çështjes, do të shmangeshin edhe me kërcënime, ndërsa aktiviteti i tyre do të braktiste i imponuar daljet publike dhe do i kushtohej tryezave duke mbledhur personazhe të ndryshme në jetën e vendit, me të cilët ndaheshin problematika, por edhe jepeshin ide për mbrojtjen e Godinës. Ironia ishte se u thirr nga kolegët policia për t’i hequr kolegët, bash uniformat me të cilët do të konfliktoheshin sërish për godinën, por këtë herë me gërmadhat e tij.

Në javët e fundit, Aleanca do të rreshte disi dhe kjo kuptohej nga situata e pandemisë dhe bllokimi total i vendit, por edhe tërmeti më parë. Ndërkohë që komuniteti i artistëve vazhdonte insinuata dhe ndarjen, për ndërtimin po apo jo të teatrit, përjashtim bënte një subjekt që nuk përmendet: Qytetarët e Tiranës pothuaj ishin unanim që teatri të mos prishej. Dhe, paçka nga ndarja dhe insinuatat e artistëve, flirtet e zakonshme të tyre me politikën, qytetarët e Tiranës u bashkuan për të shprehur indinjatën me vendimin e padrejtë të Këshillit Bashkiak, që kuptohet se përcolli atë verdikt, që kishte kohë që ishte precizuar nga kryeministri Rama. Dhe, mbi të gjitha, ajo që mbeti nga pluhuri dhe gërmadhat ishte trishtimi se pse nuk u mor parasysh mendimi i njerëzve dhe pse nuk mundi të bëhej dot një referendum… Kuptohet për këtë nuk na japin ndihmë dot artistët, por edhe qeveritarët që e kanë prishur çdo sens referendumi në vend.

Mbase kjo e fundit po e angazhon Lëvizjen nën emrat e vëllezërve Budina dhe Neritan Liçajt, që tashmë të mbledhë firmat për një teatër të ri, krejtësisht i njëjtë me të vjetrin, e që logjikisht është i pamundur, pasi rëndësia e atij objekti ishte ashtu si ishte.

Duket se axhenda politike po fshihet këndshëm nën këtë lëvizje, që po mbledh firma kudo në Shqipëri për një objekt që nuk do bëhet kurrë ashtu si ishte dhe të përmbajë simbolikën e vjetër. Mbi të gjitha, duket gjithnjë e më shumë dhe fryma “e fortë”, që mban organizatorët që të shmangin këdo, që për ta konsiderohet i papranueshëm.

Videoja sesi goditej një nga artistët e artit modern, është një nga indikacionet sesi do e përballin të ndryshmen, njerëzit e kësaj lëvizje, që kanë filluar t’i shkelin syrin politikës, e që po tenton krijimin e një poli të tretë, por me emra të rinj. Gjithsesi, edhe pse artikulimi i krerëve të tyre lë ende shumë për të dëshiruar, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë shpalosur problematika, që t’i përballin njerëzit.

E nëse artikulimi mund të rregullohet me kalimin e kohës, grupit i duhet të përshfaqë vijën ideologjike, që duket se njerëzit që janë pas ende nuk po e nxjerrin nga sirtari. Ajo do jetë edhe ndarja e vërtetë dhe fizionomia e tyre, por edhe treguesi nëse kjo lëvizje do të sjellë diçka ndryshe për vendin. Megjithatë fillimi ende lë shumë për të dëshiruar. Dhe, ndaj, Rama, Basha…dhe kushedi kush tjetër kanë ende kohë që t’i bëjnë rehat llogaritë e tyre për zgjedhjet e vitit 2021.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 24/05/2020 23:40

    Ku e sheh ti Ben Andoni qe populli i Tiranes eshte kundra prishjes.....sheh siç duket endra me Liken.....ik se do te ftohet supa e mos shkruaj marrezira....

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/05/2020 19:13

    Keta myteberet do krijonje Polin e Trete por do ta emerojne Parti e Leshmarikes

    Përgjigju
  • Tirona: 24/05/2020 16:59

    Akoma me te vdekurit mereni. KRAHASOHENI KETE BARAKE QE NGJAN SI NJE PLLAKE ARKIVOLI , ME STADIUMIN HISTORIK TE MILANOS. KU NE KETE STADIUM ESHTE E SHKRUAR HISTORIA BOTERORE E FUTBOLLIT, I CILI SJELL PAQE ANE E MBANE RRUZULLIT TOKESORE, KU KY STADIUM PRITET TE PRISHEJ DHE MBI GERMADHAT E TIJ DO TE NDERTOHET NJE STADIUM MODERN BASHKOHORM , KU PRESIDENTI ITALIAN, FIGURAT ME TE SHQUARA TE FUTBOLLIT ITALIAN DHE KLASA POLITIKE ITALIANE NUK E KANE KUNDERSHTUAR PRISHJEN E KETIJ IMPIANTI TE VJETER, ASHT SIC PO BEJNE TRUTHARET TANE NE SHQIPERI DUKE FILLUAR QYSH NGA PRESIDENTI E DERI TEK DISA REGJIZORE DHE AKTORE MEDIOKER QE I KA NGELUR ORA NE FILLIM VITEVE 1930, DUKE KENDERSHTUAR PRISHJEN E KESAJ PLLAKE ARKIVOLI QE I KISHTE NGELUR SI PUCER E QELBUR PER ME SE 30 VJET NE QENDEREN E TIRANES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë