Portugalia e nisi me fitore Europianin, por kjo jo falë Kristiano Ronaldos i cili nuk arriti të shënojë kundër Çekisë.

Pas mbylljes së ndeshjes sulmuesi i skuadrës portugeze bëri një veprim antisportiv kundër portierit Jindricc Stanek duke i drejtuar dorën të mbledhur në formë grushti.

Ky gjest i pahijshëm shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Madje shumë komentues e cilësuan Ronaldon si mburravec dhe pa klas.