Pse u tërhoqët dje papritur? Berisha për Report Tv: Në çdo betejë ka tërheqje, hodhën gaz ndaj meje por unë vazhdova

 

Për Sali Berishën gazi lotsjellës me sasi të madhe e ka bërë që të tërhiqet nga vazhdimi i sulmit dje në PD. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku, se çfarë e bëri ta shpërndante papritur protestën e djeshme, Berisha tha se mbështetësit e tij ishin shpërndarë anëve të Lanës nga gazi.

"Thjesht ishte sasia e gazit. Njerëzit ishin të shtrirë nga helmimi, në anët e Lanës. Gjithmonë në betejë ka një tërheqje kur shikohet se është përdorur lëndë kimi toksike. Kjo ishte e vetmja arsye. Unë isha këtu, vazhdova", tha Berisha.

Pyetjes tjetër të Report Tv se a do të kishte viktima nëse nuk ndërhynte policia, Berisha tha se asnjë viktimë nuk mund të kishte.

"A patë ju njeri të armatosur nga ato dhjetëra mijëra njerëz nga unë.  I përgëzoj të gjitha ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim Bravës që kërkonte t'i përdorte 'mish për top'. Por ata s'do i prekte asnjë me dorë.  Shkatërrimi i godinës është blindimi. Shndërrimi i saj në një bunker si asnjë seli tjetër në Evropë. Nuk ka më shqiptarë që nuk e ka të qartë se Edi Rama faktikisht ka një zyrë në Kryeministri dhe mjerisht gjeri sa ta çlirojmë edhe një zyrë në këtë seli. Lulzim Basha është murosur në muret e Kryeministrisë deri sa ta çlirojmë edhe atë", tha Berisha për gazetaren e Report Tv.


Lajmi kryesor:

Pas sulmit, Berisha rikthehet në 'skenën e krimit': Heronjtë e 8 janarit ruajtën gjakftohtësinë, nuk kemi hedhur asnjë gur! S'ka datë për protestën e radhës


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore