Në 1996 Giorgio Napolitano udhëtonte drejt Tiranës si ministër i Brendshëm i qeverisë së Romano Prodit.
Atëherë Sali Berisha mbante postin e Presidentit në Shqipëri, ndërsa kryeministër ishte Aleksandër Meksi, dhe zv/ kryeministër njëkohësisht dhe ministër I Jashtëm ishte Tritan Shehu.
Atëherë në Itali numri I shqiptarëve që emigronin në mënyrë klandestine përmes detit ishte dyfishuar.
Italia ishte e shqetësuar dhe kërkonte marrjen e masave nga qeveria shqiptare. Brenda një viti nga 1995-1996 numri i emigrantëve që kishin zbritur në tokën italiane ishte dyfishuar. Në dhjetor 1995 numri I shqiptarëve në Itali ishte 30 mijë, ndërsa në dhjetorin e 1996, pra muaji, kur Napolitano viziton Tiranën kjo shifër kishte arritur në shifrën e 60 mijë shqiptarëve,
Kjo nxiti dhe nevojën mes dy shteteve për të forcuar bashkëpunimin policor dhe për të firmosur një procesverbal për takimin e parë të një komiteti të përbashkët Shqipëri- Itali në fushën e policisë.
Napolitano vizitoi Tiranën me ftesë të ministrit të atëhershëm të Brendshëm në Shqipëri Halit Shamata.
Ky takim u pasua disa ditë më pas me shkuarjen e kryeministrit të atëhershëm Aleksandër Meksi në Itali për të takuar homologun italian Romanoo Prodi më 16 dhjetor

(Në foto: 21 shkurt 2006 presidenti italian, Giorgio Napolitano priti në Romë Aleksandër Moisiun i cili atëherë mbante postin e Presidentit të Shqipërisë. Foto ATSH)
Mesazhi I atëhershëm I Napolitanës ishte: Luftoni krimin e organizuar.
Sot më 5 mars 2014 Napolitano thotë se misioni përfundoi me shumë sukses dhe tani kauza që mbështesin dy shtetet është përfshirja e Shqipërisë në familjen e madhe të BE-së
”Jam kthyer pas pothuajse 17 vitesh me një kënaqësi të madhe, si një mik i vjetër që ka dhënë kontributin në 1996-1998 si ministër i Brendshëm i Italisë, për të thelluar bashkëpunimin mes dy qeverive e policive për të luftuar krimin e organizuar dhe për të rregulluar fluksin e emigrantëve drejt Italisë. Ishte një mision i kompletuar me shumë sukses, e shumë të tjera e pasuan. Askush nuk mund ta mohojë se Shqipëria ka bërë shumë rrugë ka ndërmarë reforma në shumë fusha. Një proces transformimi rrënjësor në ekonomiko-social. Jemi shumë të kënaqur për këto arritje dhe jemi krenarë që kemi mundur të japim kontributin tonë të shumëanshëm dhe në mbështetjen e Shqipërisë në integrimin e saj në NATO” - tha sot në Tıranë presıdenti ıtalıan Napolitano.

Ndërkohë që më 21 shkurt 2006 presidenti italian priti në Romë, në një vizitë zyrtare Aleksandër Moisiun I cili atëherë mbante postin e Presidentit të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com