'Pseudo-intelektualë dhe pseudo-ekspertë', Meta shfrytëzon Ditën e Librit për t'iu përgjigjur atyre që e gjykuan për ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Librit për t'iu përgjigjur atyre që e kundërshtuan për miratimin e Kodit Penal në lidhje me situatën e pandemisë, konkretisht të dënimeve në rast të përhapjes së tij. Meta i quan ata persona të cilët e gjykuan si “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, pasi ligje të ngjashme ka edhe Danimarka, vendi që Meta e ka përzemër lidhur me të drejtat e njeriut, por edhe shpikjen e institucionet të avokatit të popullit.

Në faqen zyrtare presidenti Meta shkruan: "Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.

Por fatkeqësisht ka disa “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, të cilët jo vetëm kanë harruar të lexojnë libra, por as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie.

Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës.

Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka:

Article 192
(2) If the disease is of such a nature that, under the laë, it shall be liable to public treatment or at the time of the committing of the act it is in fact being so treated, or if special measures have been taken against its introduction into the state, the penalty shall be imprisonment for any term not exceeding six years.

Neni 192
2. Nëse sëmundja është e tillë që, sipas ligjit, plotëson kushtet për trajtim nga shëndeti publik ose në kohën kur kryhet vepra po trajtohet si e tillë, ose nëse masa të veçanta janë marrë nga shteti kundër sëmundjes, dënimi është burgim deri në 6 vjet.

Article 252
(1) Any person ëho, for the purpose of gain, or ëho purely ëantonly or in any similar reckless manner, exposes the life or physical ability of others to impending danger shall be liable to imprisonment for any term not exceeding eight years.

Neni 252
1. Personi i cili, për qëllime përfitimi, ose me dashje ose për shkak të një neglizhence të ngjashme, vë në rrezik kërcënues jetën apo aftësinë fizike të të tjerëve, dënohet me burgim deri në 8 vjet.

Pra të dashur “armiq” të librit, megjithëse leximi i librit është një mundim shumë i madh për ju, besoj se këto dy rreshta do gjeni kohë t’i lexoni.

Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës.

Ah sikur të kishim në çdo fushë standarde të tilla…."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S.P.A.K: 24/04/2020 13:22

    po presim me kohe ndeshkimin tuaj bashke me sojin e sorrollopin tend , o faqeziu i Albanistanit

    Përgjigju
  • Sam: 23/04/2020 19:20

    Hajdut, manjak seksual,bashke me te shoqen; te tille buburece haleje duhet te shkelen me kepuce ushtari prej Skrapari?!

    Përgjigju
  • Daniel: 23/04/2020 14:56

    Aman beje dhe nje here shqiponjen ne gjunje se the qe do beheshe martir per mbrojtjen e kushtetutes. Po pazari para kushtetutes as nuk diskutohet . Bllokun e pazareve mos humb ti pa te tjerat regullohen. Ta hoqi lakun nga fyti i gjati tha na firmos kto pak shpejt e shpejt se eshte momenti.

    Përgjigju
  • edi: 23/04/2020 14:22

    Po cili eshte Meta ne te vertete Z.Gjoni Ka qene kumandari i partise se L.S.I-se ku ti aderon dhe K/Hajdut i Shqipetareve. Cfare duhet te beje ne fakt ai per disa muaj mori emra te ndryshem filluar nga Alente i Kilit Mic Sokoli i Tropoje dhe disa si Vojo Kushi e te tjere Se fundi Skenderbeu i Skraparit So gjithe ai burre si mixha ka aq emra te shumte qe edhe Skenderbeu do ta kishte zili Meta president i Shqipetareve Nderi dhe karakteri i Kombi

    Përgjigju
  • Wow: 23/04/2020 13:56

    Sa qesharak osht ky mo

    Përgjigju
  • Meta Kemeleon se Skllaverit jane rreth 2. Milion..: 23/04/2020 13:06

    Cfare gallate ,,Meta eshte. Boss dhe Si. Boss do te vdesi...sa te kete nga mbrapa Sklleverit Shqiptare qe Ju shkojne nga mbrapa...Iumnte kure gjen Skllever Si keta ...

    Përgjigju
  • Ahahahahahah: 23/04/2020 12:42

    Kushedi sa tw lumtur jeni qe po e nxirni perseri te buzeqeshur kete president qe deri dje nuk late llaf pa thene ndaj tij. Si pisa jeni sa te diskretituar jeni kopmlet llum kazani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër