PSG shëtitje ndaj Metz të Balliut
Leipzig mposht 2:0 Hamburgun

PSG shëtitje ndaj Metz të Balliut<br />Leipzig mposht 2:0 Hamburgun
Tjetër provë force për PSG-në në ndeshjen e parë të javës së 5-të të Ligës së Parë franceze.

Skuadra kryeqytetase e udhëhequr nga treshja fantastike e sulmit Mbape-Cavani-Neymar ka fituar 5-1 në transfertë ndaj Metz duke shkuar në kuotën e 15 puikëve dhe duke mbetur në vend të parë.

Mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu luajti të 90-të minutat me skuadrën e tij Metz por e kishte të pamundur të frenonte yjet e PSG-së. Metz reziston vetëm një pjesë ndaj një PSG-je që në fushë përveç Neymar-Cavani kishte edhe blerjen më të re Mbappe.

Cavani dhe Riviere bën që pjesa e parë të mbyllej në barazim ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Emeri jep spektakël.

Në minutën e 59-të shënon Mbappe që debuton me gol dhe më pas vijnë edhe golat e Neymar, sërish Cavani që kompleton dygolëshin dhe braziliani Lucas. PSG duket e frikshme, fiton, shënon një mal me gola në çdo ndeshje dhe argëtohet.

Ndërsa Lajpcigu ka fituar ndeshjen hapëse të javës së tretë në Bundesligë ndaj Hamburgut të Mavrajt 0-2 në transfertë. Mbrojtësi i Kombëtares nuk u aktivizua për shkak pezullimi.

Golat për nënkampionët e Gjermanisë u shënuan nga Keita dhe Verner të dy në pjesën e dytë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara