TIRANË- Me një surprizë të madhe ka nisur faza e 1/8 të Champions League. PSG ka qënë fantastike dhe ka turpëruar Barcelonën brenda në “Camp Nou” duke e mposhtur 4-1 dhe hipotekon kualifikimin për në çerekfinalet e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.
Suksesi erdhi me përmbysje për francezët pasi ishte Leo Messi së pari që me penallti kaloi Barcelonën në avantazh por Kylian Mbappe mbrëmë ishte thjesht fantastik dhe shënoi një tregolësh të mrekullueshëm. Sulmuesi francez fillimisht barazoi në minutën e 32-të ndërsa realizoi edhe dy herë në minutat 65 dhe 85 duke kompletuar tregolëshin personal dhe duke u shpallur lojtari ndeshjes.
Në mes kishte kohë edhe për një gol të Kean shënuar në minutën e 70-të. PSG shtyp Barcelonën ndërsa Mbappe fiton duelin personal me Messin.
Në kampionat vinte nga tre humbje radhazi por Liverpool u ringjall në Champions League. Djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfuan në Budapest ndaj Lajpcig 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8. Golat u shënuan në fraksionin e dytë nga Salah e Mane. Edhe Liverpool hipotekon kalimin për në çerekfinalet e Champions./Përgatiti Andi Kapxhiu