Psikologët 'fiktivë' në shkolla/ Majlinda Keta: Duhet riparë procesi i përzgjedhjes, roli i tyre nuk shihet si prioritet

Roli i psikologut të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve ka një rëndësi të veçantë, por në vendin tonë nuk shikohet me prioritet. Në shumë shkolla të vendit në pozicionin e psikologut janë të punësuar njerëz jashtë profilit,e për pasojë ata çedojnë në punën e tyre.

Duke marrë shkas edhe nga ngjarja e abuzimit me adoleshente në Kavajë për këtë temë ka folur për Report TV pedagogia Majlinda Keta, e cila shprehet se ka shumë probleme në mënyrën e përzgjedhjes  së psikologëve në shkolla dhe punës që ata bëjnë nëpër këto institucione.

A vallë vijon ky standard i rekruatimit më të mirë të mundshëm të një psikologu shkollor. Druaj se humbja e marrëdhënieve të konfidencës në këtë rast dhe në shumë ngjarje brenda shkollave nuk na sjell llojin e njeriut që e ka pasion  këtë lloj pune.

Majlinda Keta, pedagoge në FSHS-së

Një tjetër problematikë në të cilën është ndalur Keta, është edhe kurikula në fakultetin e shkencave sociale në degën e psikologjisë.

Ajo shprehet se është e nevojshme një rishikim i literaturës në këtë degë , në mënyrë që vetë psikologët të jenë më të qartë për detyrat e tyre.

Në ka një pikë delikate, duhet  të jetë konsiderimi  i prodhimit të këtyre psikologëve të tillë shkollor që duhet të jetë reflektimi i dytë pas kësaj ngjarje. Fakultetet që prodhojnë psikologun shkollor, duhet të rishohin  kurrikulat se si mund të vijnë instrumentë e edukimit të konfiencës  për elementë të tillë sidomos për të mos shkuar në ngjarje të tilla traumatike.

Majlinda Keta, pedagoge në FSHS-së

Mosha delikate e nxënësve që studiojnë nëpër gjimnaze dhe 9-vjeçare, kërkon që roli i psikologut të trajtohet me seriozitetin e duhur. Problematikat që kanë këto grupmosha kanë nevojë të trajtohen nga profesionistë, pasi rolin e psikologut nuk mund ta bëjë dot askush që nuk e ka formimin e duhur.

Shqiptarja.com dhe Report TV mbi ngjarjen e Kavajës, nisim të zbatojmë heshtjen e shtypit, një praktikë qytetarie, e cila aplikohet çdo herë që e drejta e mbrojtjes së viktimave e tejkalon detyrimin për të informuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh