Psikologia Entela Binjaku, për Report Tv: Fëmijët duhet t'i rikthehen rutinës sa më shpejtë (VIDEO)

Psikologia, Entela Binjaku e ftuar në studion e Report Tv, ka thënë se fëmijët që kanë përjetuar tërmetin duhet të kthehen sa më shpejt në normalitetin dhe rutinën e tyre të përditshëm.

Ajo u ka bërë apel prindërve që të kthehen sa më shpejt në normalitetin e jetës së mëparshme në mënyrë që fëmijët të mos pësojnë traumë.

"Ne si shoqëri nuk jemi përqendruar shumë tek shëndeti mendor. Kemi edhe paragjykimi preferojmë të heshtim. Duhet të mirëkuptohet se kushdo që ka një ndjenjë ankthi është normale. Fëmijët që janë hedhur nga lartësia, ka të tjerë që kanë parë anëtarë të familjes që janë përcjellë. Kujdesi duhet të jetë më i madh dhe afatgjatë. Fëmijëve duhet tu kthehen rutinës sa më shpejtë. Duhet të marrin masa që fëmijët të mos humbin asnjë moment nga jeta e tyre. Prindi ndikon shumë, se i përcjell atë seriozitetin që kur nuk e përballon dot i rritur, krijohet ajo ideja e dobësisë. Animatorët në kampe janë ndihmë shumë e mirë." tha psikologia Entela Binjaku.

"Është e nevojshme të punohet, me këshillues, terapistë, e psikolog. Koha varet nga rasti që ata kanë kaluar. Ne duhet të takohemi me këta fëmijë. Do të kenë përkujdesjen tonë." tha ndër të tjera psikologia.

"Do të ketë çrregullime të post-traumës. Ka të tjerë që ekontrollojnë. Por ka të tjerë që e vuajnë më shumë. Nuk duhet të lihet të pushtohen shumë nga paniku. " shtoj ajo më pas.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)