Psikologia Klinike Entela Isufi: Si të dalloni që fëmija juaj bullizohet dhe cfarë duhet të bëjnë prindërit?

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Psikologia Klinike Entela Isufi, e cila është dhe psikologe shkolle dhe kopështi.

”Të jesh psikologe klinike në kopësht dhe shkollë është dicka e bukur që të zbukuron ditët” tha Entela në fillim të bisedës, duke vazhduar më pas diskutimin për një nga temat më të nxehta të kohës, sic është bullizmi.

”Ky fenomen ka ekzistuar gjithmonë por nuk njihej më këtë emër, pa dallime moshe madje kemi dhe persona adult që vuajnë pasojat e bullizmit të hershëm” u shpreh ajo, duke shtuar se për t’a parandaluar këtë fenomen është mirë që të reagohet në mosha fëminore, psh në kopësht fëmijët janë shumë të pa djallëzuar dhe nëse tentojnë të bëjnë bullizëm, më shumë janë sinjale.

”Në moshën e pubertitet pastaj është një gjë tjetër pasi fenomeni merr një rëndësi të vecantë që mund të ketë pasoja psikologjike” shtoi ajo.”Shkaktarët e parë të bullizmit mund të jenë nga aparenca fizike, nga një veprim, ose nga një ndryshim në pamje, psh një fëmijë një ditë vjen me syze, duke e rënduar anën psikoemocionale të fëmijët nga bashkëmoshatarët që i flasin.Shpesh bullizimi kuptohet por dhe nuk kuptohet nga prindërit, ndaj duhet shumë vëmendje për të njohur dhe kuptuar fëmijën tonë.

”Deri në klasë të katër fëmijët bullizimin ndaj njëri-tjetrit e kanë në formë loje dhe shakaje, më pas kthehet në problem” tha psikilogia, duke shtuar se bullizimi në vetvete është një formë dhune, qoftë fizik apo social. Zakonisht personat që janë bullizuar vet, janë të prirur të bullizojnë, pra ndërrohen rolet nga “viktimë” në “agresor”.Mësuesit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të lënë vetëm bullizuesin, që kur nuk kanë nxitëes apo shoqërues ata  ta ndërpresin “procesin”.

“Ne si psikolog themi se te psikologu duhet të shkojë personi që e shkakton bullizimin, jo ai që vuan” shtoi ajo, duke kujtuar se individët normal nuk kanë nevojë të bullizojnë dikë.Por cilat do të ishin disa këshilla për prindërit në rastet e bullizimit? Së pari të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve dhe t’i shohin detajet me kujdes,duhet të japi mbështetje emocionale dhe të ndërhynë në kohë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën