Psikologia në ‘Rreze Dielli' : Ja si ta mësoni fëmijën të bëjë vetë detyrat e shtëpisë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi

Detyrat e shtëpisë të fëmijëve janë një ndër proçeset më stresuese për prindërit, të cilët pas nëj dite të ngarkuar me punë, shpesh e kanë të pamundur të ndihmojnë fëmijët e tyre në detyrat e shtëpisë. Nga ana tjetër edhe fëmijët, përmes tekave të tyre duket se e bëjnë të pamundur këtë proçes për prindërit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv psikologia Aljona Jonuzi u shpreh se nuk ka arsye që prindërit të krijojnë stres por duke përdorur disa metoda efikase mund të mësojnë fëmijët e tyre të bëjnë vetë detyrat e shtëpisë.

“Prindërit duhet të shtyjnë fëmijën drejt përgjigjes së saktë dhe jo të bëjnë detyrat për fëmijët. Çdo nënë dhe çdo baba përpiqet të ndihmojë fëmijën. Por le të jemi të sinqertë, nëse një nxënës vjen me pyetje për mësimet, dhe një i rritur thjesht zgjidh problemet për të, ai nuk e ndihmon.Thjesht po kërkon t'i japë fund kësaj sa më shpejt, për të kursyer kohën dhe nervat e tij” tha ajo.

Ajo ndau këto këshilla për çdo prind të ri se si të mësojnë fëmijën të bëjë vetë detyrat e shtëpisë:

Bëjeni zakon
Kryerja e detyrave të shtëpisë duhet të jetë po aq e natyrshme sa larja e dhëmbëve ose rregullimi i shtratit. Është e nevojshme të formohet ky model që nga klasa e parë.

Në vendin ku do të punojë nuk duhet të ketë asgjë të tepërt
Hapësira përreth ndikon në produktivitetin e një personi. Është e rëndësishme të sigurohet që dhoma e fëmijës të ketë temperaturë, ndriçim dhe qetësi normale.

Detyrat e mëdha duhet të ndahen në pjesë
Një ese, një prezantim, një eksperiment shkencor - e gjithë kjo kërkon punë serioze, faza të ndryshme mendimi. Ndihmoni fëmijën tuaj të ndajë një detyrë të madhe në pjesë dhe përfshijeni secilën prej tyre në orarin e mësimit.

Bëni pushime
Aktiviteti mendor intensiv duhet të alternohet me aktivitet fizik. Vendosni një rregull: çdo 30-50 minuta zgjidhje të detyrave të shtëpisë, bëni pushime nga dhjetë minuta.

Është më mirë ta nisni studimin nga lënda më e vështirë. Sa më shumë energji të shpenzojë nxënësi për detyra të thjeshta, aq më e vështirë do të jetë për të që të kalojë në ato komplekse. Dhe pasi të ketë përfunduar një detyrë të vështirë menjëherë, fëmija do të marrë një ngarkesë emocionesh pozitive dhe do të përfundojë me lehtësi pjesën tjetër të detyrave të shtëpisë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri