Publikim të dhënave të publikuara nga hakerat? Vangjeli në 'Kontrast': Jemi në luftë, të sillemi si në situatë! Bushka: Informacioni ka dalë nga armiq

A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik.Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkusht duhet të jetë si në një situatë lufte. 

“Ky rast na bën të mendojmë dhe të debatojmë për parimin. Realiteti që ka ndodhur është se të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë hakeruar tashmë si pjesë e një lufte nga një shtet armiqësor.

Dilema më e madhe e jona është se çfarë do të bëjmë me to. Ne gazetarët nëse do t’i kalojmë pa filtër do t’i bënim një dëm shumë të madh vendit. Edhe jashtë kanë qenë shpesh situata të tilla dhe vendimet janë marrë për një filtër.

Jo vetëm nga ndërgjegjja profesionale e gazetarit por edhe patriotike. Shqipëria është zyrtarisht në luftë dhe të gjithë kanë një zgjedhje dhe zgjedhja e tyre është: do të jenë me Republikën e Shqipërisë apo me agresorin! Të gjithë ata që janë duke bërë atë që po bëjnë janë vetëm kuislingë”, ka thënë Lorenc Vangjeli.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputetja Klotilda Bushka e cila nënvizioi se minimalisht mediat do të duhet të verifikojnë informacionet.

“Ne jemi në një luftë. Nxjerrja e lajmeve të tilla, që dalin nga informacione të dala nga armiq. Kolegë tuaj kanë bërë lajme dhe postime duke i bërë thirrje njëri-tjetrit që të mos publikojnë lajme pa interes publik. Përsa kohë dalin autoritet zyrtare dhe e përgënjeshtrojnë këtë dhe thonë që nuk është kështu e vërteta, gazetarët duhet të verifikojnë së pari dhe pastaj të vendosin. Duke i publikuar pa verifikim është pastaj të mos duash vendin tënd”, tha ajo.

Sot është publikuar një listë nga hakerat iranianë ku pretendohet se ishte një listë të dyshuarish për kriminelë të nxjerra nga listat e Policisë së Shtetit. Kjo është mohuar totalisht nga institucionet shtetërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Vangjeli në Kontrast: Segmente të policisë kanë përgjuar Ramën e Metën, bashkë me ta gazetarë e biznesmenë! E ka rrëfyer vetë Berisha

 

Në vijmësi të diskutimit në Kontrast, analisti Lorenc Vangjeli zbuloi sesi në vitin 2013 personazhet publike të politikës më të përgjuar ishin Rama e Meta, mes tyre edhe biznesmenë e gazetarë. Këtë sipas Vangjelit e ka rrëfyer vetë Berisha. 

Ka pasur një komision hetimor, në vitin 2013 që dy nga njerëzit më të përgjuar ishin dy bashkë drejtuesit e mazhorancës së majtë Rama dhe Meta. Secili prej tyre me qindra biseda të regjistruara nga policia e shtetit. Segmente të caktuara të policisë së shtetit. Është një histori edhe lajmi i vjetër është lajm i ri dhe Rama ka qenë i përgjuar edhe në kohën e përgjimeve. Segmente okulte brenda ministrisë së brendshme bëhej fjalë për 2011 kur Shqipëria në pushtetin e motit të keq të dëborës. E ka rrëfyer Berisha që të gjitha telefonatat fake që bëheshin vinin nga PS dhe kryetari i saj. Bisedat e tyre ishin të gjitha të regjistruara, bashkë me ta ishte një liste me biznesmenë edhe me një numër të madh me gazetarë.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë