Publikimi i audio-përgjimeve/ Prokuroria bën një hap pas: Nuk kemi qëllim kufizimin e lirisë së medias

Publikimi i audio-përgjimeve/ Prokuroria bën një hap pas: Nuk kemi qëllim kufizimin e lirisë së medias

Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron urdhrin e një dite më parë për ndalimin e publikimit në media të përgjimeve të dosjes 339 pasi kjo e fundit vijon të jetë në proces hetimor.

Sipas Prokurorisë, urdhri i djeshëm ka për qëllim ruajtjen e sekretit hetimor pasi publikimi i akteve mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete.

Në deklaratën e firmosur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi thuhet se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cenimin e lirisë së mediave.

"Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhjeme ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit,është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) .

Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen.

Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje,nxjerrja e akteve me të dhënatë ndryshme që përbëjnë sekret hetimorë, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e tëcilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.

Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura", thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Njoftimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/06/2019 15:40

    Ky gazetari eshte perdorur shume keq nga opozita duke marre kaseta te montuara ne ShQUP kundrejte pagesave shume te larta ndaj drejtesia gjermane duhette nis hetimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'