Publikimi i deklaratave tatimore të Trump, korrespondenti i Report Tv në SHBA: Betejë e fortë ligjore! Moti i keq? Ka përmirësime, problem grabitjet e bizneseve

TIRANË- Në një komunikim të drejtpërdrejtë nga SHBA, korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika ka dhënë detaje, mbi vendimin e komisionit te Dhomës së Përfaqësuesve i cili publikoi taksat e gjashtë viteve të fundit të ish-presidentit Donald Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi të dhënat e tij financiare, që ai bëri përpjekje të mëdha për t'i mbajtur sekrete. Ndrenika tha se kjo ka qenë një betejë e gjatë ligjore, që shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

“Komiteti publikoi taksat e fshehura, 2015-2020, Trump para se të merrte presidenten bëri deklarata tatimore ku kishte deklaruar një humbje prej 105 mln dollarë në 2016, dhe 73 mln në 2016, për shkak të karakterit të informacioneve sekrete e shty për sot. Ka qenë një betejë që shkoi deri në Gjykatën e lartë. Trump me pretendimin se ka pasur humbje të mëdha për derisa nuk arriti që të paguante taksat federale”, tha Ndrenika.

Në një intervistë në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Ndrenika tha se kjo nuk mund të jetë një problem serioz që mund ta ndalojë Trump të kandidojë sërish për president, në një kohë që e ka shprehur publikisht këtë dëshirë. E ndërsa, situata nuk duket shumë e mirë as në anën e demokratëve.

“Trump e ka shprehur dëshirën të kandidojë, këto mund të jetë problem rrethanore nëse merr votëbesimin e partisë republikane. Guvernator i Floridës është një kandidat i fortë, por Trump ka thënë që “ai do të ketë proleme me mua”. Gjendja është jo e mirë në anën e demokratëve, 11 kandidatura për ta bërë vendin në një kandidaturë të mundshme, kjo është hera e parë që demokratët kanë një paqartësi të tillë, sa i përket mandatit të dytë të presidentit”, shtoi Ndrenika.

Nga ana tjetër, situata e motit ka pasur përmirësim. Tashmë një problem mbetet grabitja e shumë bizneseve, që ka bërë që shumë pronarë të dalin t'i mbrojnë me forcë.

“Moti është përmirësuar shumë, është një ditë pranvere mund të themi rajoni i Bufallos është ende problematik, por ka shumë përmirësime. Një problematik tjetër ka qenë grabitja, se shumë pronarë kanë dalë më forcë që të mbrojnë bizneset e tyre”, tha Ndrenika.

Si pasojë e motit të keq në SHBA pati të paktën 59 viktima, e ndërsa prej së enjtes rrugët janë rihapur. Autoritetet vazhdojnë kërkimin për njerëzit që mund të kenë humbur jetën ose janë bllokuar dhe vuajnë pas stuhisë së javës së kaluar. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë