Pas publikimit të grafikut të të prekurve me koronavirus dhe vendeve përkatëse në Shqipëri nga ana e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe ish-deputetja demokrate Grida Duma.

Ajo është shprehur se të gjitha shifrat e publikuara janë manipulim dhe falsifikim I shifrave të deklaruara nga ministria e tij.

Sipas saj kjo është një strategji nga ana e tij dhe se duhet domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.

“Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë fallsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.

Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.

Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.

Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet ne forcë të bëjmë transparencë!
Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën”
, ka shkruar Duma.