Publikimi i pamjeve nga burgu
familja e Astrit Deharit e shokua

Publikimi i pamjeve nga burgu<br />familja e Astrit Deharit e shokua
PRISHTINE - Familjarët e aktivistit të "Vetëvendosje"-s Astrit Dehari, i cili humbi jetën në paraburgimin e Prishtinës pak ditë më parë ,thonë se nuk kanë besim në institucionet kosovare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së djalit të tyre. Në një konferencë për mediat, babai i Astritit, Avni Dehari, tha se vetë prokurori i rastit i ka ndryshuar disa herë deklaratat.

“Këtë prokuror që del dhe i ndryshon qëndrimet, që thotë janë konfiskuar faktet, unë nuk kam besim dhe kërkoj hetim të pavarur se këta edhe me ma ngjallë Astritin nuk e dua. Sot me ma sjellë Astritin gjallë prej këtyre institucioneve nuk e pranoj”- u shpreh ai.

Sipas babait të Astritit, publikimi i ditarit të tij dhe i pamjeve nga burgu janë të tmerrshme për familjen.

Këto ditë kanë filluar ta publikojnë edhe një ditar, kanë filluar të nxjerrin edhe skena nga burgu edhe pamje të tmerrshme që po na i tmerrojnë edhe fëmijët. Kjo është shumë e padrejtë. Kanë dalë me deklaratën se Astriti ka marrë mbidozë. Është vërtetuar në obduksion se Astriti i ka organet e shëndosha. Unë jam ai që kam shkuar e kam marrë lejen për t`i shkuar Astritit në vizitë.  Kërkesa është bë publike dhe ia kam dorëzuar e personelit, gjykatësi i ka marrë i ka nënshkruar, kemi shkuar me leje në Prizren jemi verifikuar me letërnjoftim, kemi hyrë në prani të dy policëve që ata vetë i kanë caktuar dhe kështu është përcjellë vizita.  Prokurori thotë se nuk kam nënshkruar për këta njerëz, pastaj thotë se ka nënshkruar por nuk e ka ditë se kush po shkon e kush jo, kjo po dëshmon edhe një herë se prokurori qenka instrument politik në duart e pushtetit dhe nuk po e kryeka punën për të cilën është përgjegjës, por punë ne atyre që e kanë arrestuar Astritin me qëllim që ta realizojnë qëllimin për të cilin e kanë marrë”, deklaroi babai i Deharit.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar