Publikimi i të dhënave të kartotekës, Berisha: Moment i rrezikshëm për vendin, qeveria asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve  

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për publikimin e të dhënave që pretentohet të jetë lista e dalë nga sistemi ‘MEMEX’. Berisha tha se ky është një moment i rrezikshëm për vendin, ndërsa sipas tij dalja e këtyre të dhënave dëshmon dorëzimin e shtetit në duart e krimit.

Berisha thotë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, ndryshe nga sa ata deklarojnë. Në një deklaratë për shtyp ish-kryeministri tha se ndonëse ka pasur disa sulme kibernetike.

“Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet. Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen. (...)

Nga data 15 korrik deri më sot nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, të tjerat janë mashtrime. Kurse nxjerrja e të dhënë të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale shtetërore. E kam të qartë se hacker iranianë sulmuan portalin e-albania dhe e besoj raportin e publikuar, por absolutisht, të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Sistemet digjitale u shkatërruan nga kombinime hakerash rajonale, europainë. Imagjinoni për një moment një proces që ka filluar në vitin 2017-2018 me publikimin e të gjitha të dhënave për oficerët e shërbimit informativ kombëtar. Proces që u vazhdua me dorëzimin e të dhënave personale të 1 mln shqiptarëve, që u vazhdua me publikimin e rrogave, targave, a ka njeri sot në një proces të vetëm gjyqësor për të gjithë këtë veprimtari, që ishte absolutisht qeveritare. Drejtësia është e tëra një vegël e partisë shtet dhe zbaton vetëm urdhrat e saj", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, publikohen një listë që pretendohet të jetë informacioni i sistemit ‘MEMEX! Policia: S'janë dëmtuar të dhëna sensitive, po hetojmë


SI.E./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta