Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka humbur votëbesimin në parlament, duke bërë kështu që Austria të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në votëbesimin që u mbajt këtë të hënë, deputetët austriakë miratuan mocionin e mosbesimit të paraqitur nga partia 'Jetz' kundër qeverisë së kancelarit Kurz (Oevp).
Mocioni erdhi pas videoskandalit të publikuar nga “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, të ish-zv/kancelarit Heinz-Christian Strache i cili shfaqej teksa i ofronte kontrata shtetërore një investitoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës.
Vetë Kurz, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.
Ndërkohë edhe pse partia e kancelarit austriak fitoi në zgjedhjet për Parlamentin Europian, sërish parlamenti votoi pro mocionit të mosbesimit.
Sipas Kushtetutës austriake, Presidenti Aleksander Van der Bellen tashmë do të duhet të emërojë një qeveri teknike për të drejtuar vendin deri në zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të zhvillohen në shtator.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm
8 Janar, 16:55
-
Austri/ E djathta ekstreme merr mandatin për krijimin e qeverisë së re
7 Janar, 13:21
-
Austri/ Partia e Lirisë pranë formimit të qeverisë së re
6 Janar, 13:57
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00
-
Krizë politike në Austri, kryeministri: Do të dorëhiqem! Partitë e qendrës dështuan të formojnë koalicion
5 Janar, 12:12
-
Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!
4 Janar, 20:42
-
Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive
29 Dhjetor 2024, 14:38
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor 2024, 20:11
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor 2024, 11:27
-
Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t'u kthyer në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 07:54
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49