Kancelari austriak Sebastian Kurz çon vendin në zgjedhje të reja të parakohshme pas skandalit me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, që sot dha dorëheqjen. Përmes një konference të jashtëzakonshme, Kurz njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

"Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time dhe as për të përmbushur një ego, por për të dhënë ndihmesën për Austrinë. Në këtë situatë nuk mund të qëndroj më në pushtet. Kam kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme" tha ai ndër të tjera.

Pas video-skandalit që u publikua Heinz-Christian Strache, zv/ kancelar i Austrisë dha dorëheqjen. Dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një ilogarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore.